Tonik nga trëndafili

Tonik nga trëndafili

Tonik nga trëndafiliFreskon, zbut dhe qetëson lëkurën. Është i përshtatshëm për lëkurë të thatë dhe të ndjeshme.

Uji me trëndafil pastron dhe mbyll poret për lëkurat e yndyrshme. Është ideal dhe ka efekt antirrudhë. Aroma e tij është e freskët dhe qetësuese.

Këshillë:
• Shpëlajeni fytyrën me ujë trëndafili pasi të hiqni grimin.
• E pastron fytyrën, largon çdo gjurmë grimi dhe forcon ngjyrën e lëkurës.
• Përdoreni në mëngjes, sepse freskon fytyrën.
• Në mbrëmje përpara gjumit, krijon gjendje të mirë.

Për fytyrën: Zëvendësoni tonikun me ujë trëndafili. Kështu, indet do të jenë të hidratuara dhe sytë do të qetësohen.

Duke përzier ujë trëndafili me argjile, mund të krijoni një maskë ideale.

Komento