Tortë në mëngjes për të humbur në peshë

Tortë në mëngjes për të humbur në peshë

Nuk duket si një dietë e mirë të hash tortë me çokollatë për mëngjes, por një studim tregon se një vakt i tillë të ndihmon të humbësh në peshë.

Një grup kërkuesish nga Universiteti i Tel Avivit (Izrael) kanë zbuluar se të hash tortë që në mëngjes (600 kalori plus proteina dhe karbohidrate) ndihmon që të humbësh kilogramë dhe këto kilogramë të mos kthehen më.

Sipas Daniela Jakubowicz, udhëheqëses së studimit të publikuar nga ‘Daily Mail’, në mëngjes metabolizmi i trupit është shumë aktiv dhe kaloritë e tortës do të harxhohen gjatë ditës.

“Të mundohesh të shmangësh plotësisht ëmbëlsirat nuk është gjë e mirë sepse krijohet një varësi psikologjike ndaj këtyre ushqimeve në periudhën afatgjatë”, shprehet Jakubowicz.

“Mëngjesi është ai që të jep energji për vazhdimin e ditës, ndihmon funksionimin e trurit dhe i jep nisjen metabolizmit të trupit që është thelbësor në humbjen e peshës”, shton Jakubowicz./tch/

Komento