Trahanaja, ushqimi magjik që shëron edhe sëmundjet e rënda

3

3Trahanaja është një ushqim i lashtë, i përftuar nga fermentimi i drithrave kryesisht grurit, i cili e bën atë më të shijshëm dhe rezistent në kohë.

Por fermentimi nuk përforcon vetëm shijen dhe aromën e një ushqimi, ai e bën atë veçanërisht ushqyes duke i bërë lëndët e tij ushqyese më të përthithshme.

Për të arritur fermentimin, nënat tona e kanë bërë trahananë me kos, i cili disponon bakteret e nevojshme për të përpunuar miellin e grurit. Ky proces kryehet nëpërmjet enzimave të caktuara të cilat shpërbëjnë fitatet që mbajnë të bllokuara minerale të ndryshme dhe nuk i lënë ato të kalojnë muret e aparatit tretës. Për këtë arsye, trahanaja është një ushqim i pasur në hekur, zink, magnez, kalium dhe kalcium. Kosi i ofron miellit të grurit aminoacidet që atij i mungojnë, duke krijuar një protein të kompletuar. Për këtë arsye, trahanaja është një burim i pasur proteinash gjithashtu.

Trahanaja prej elbi një superushqim

Fermentimi i elbit prodhon disa subsatnca të quajtura beta-glukane, të cilat kanë një efekt të dobishëm në rregullimin e sheqerit në gjak dhe në uljen e kolesterolit. Madje së fundmi, këto molekula duket të kenë efekt pozitiv edhe kundër kancerit. Si rrjedhojë, mund të provoni të shtoni miell elbi te mielli i grurit për të rritur vlerat ushqyese të trahanasë. Përdorimi i miellit integral të grurit i rrit kënaqshëm përmbajtjen në fibra dhe antioksidantë.

Cila është trahanaja më e mirë?

Trahanaja më e mirë është ajo që bëhet me miell gruri të përzier edhe me hime, dhe të zënë me kos. Sa me i vogël raporti i grurit me kosin aq më ushqyeshme trahanaja. Nëse i shtoni edhe miell elbi vlerat ushqyese përforcohen mrekullisht.

Si ta gatuani?

Pasi e zieni me ujë trahananë, i shtoni pak djathë dhie, vaj ulliri, domate të tharë, spec atë kuq të thatë dhe rigon. Madje mund të tentoni ti shtoni edhe qiqra për ta bërë atë akoma më të kompletuar.

Një kupë trahana është mëngjesi ideal për fëmijët e vegjël

E pasur në minerale, acide organike, proteina dhe fibra, trahanaja është zgjedhja ideale për mëngjesin e fëmijëve. Ajo është superiore ndaj makaronave, orizit, e veçanërisht drithrave të mëngjesit, pasi fermentimi i grurit e bën atë shumë më të ushqyeshëm dhe të lehtë për aparatin e tyre tretës ndërkohë që u jep atyre lëndën e parë për formimin e kockave, dhe imunitetin./blerinadiet.

Komento