Trajtim me banane

Trajtim me banane

Trajtim me bananeBanania dhe tërshëra janë bime të rritura në mënyrë natyrale, të cilat janë mjaft të ushqyeshme për organizmin tuaj, kryesisht për lëkuren e fytyrës. Gjithashtu, ato mund të gjënden shumë lehtë, në çdo dyqan, dhe mbi të gjitha nuk kushtojnë shumë. Ju mund të përdorni dhe të përserisni këtë maskë deri dy herë në javë. Përveçmas kësaj, këto përbërës kanë edhe efekt zbutës dhe lëmues.

Përbërësit;

1 lugë miell tërshëre

½ banane

1-2 lugë qumësht

1 të verdhë veze

Hidheni tërshëren në një bluarës kafeje deri sa ajo të bëhet në formë mielli. Bëni pure bananen dhe bashkojeni me miellin e tërshërës. Kujdes, duhet të keni parasysh që sasia e qumështit duhet të jetë mjaftueshem sa për të krijuar një pastë të dendur, intensive. E lini masen të qëndrojë 5-10 minuta, ndani të verdhën nga e bardha e vezës, hidheni të verdhen tek pjata ku keni përgatitur dy përbërësit e tjerë. Vendosni masken në fytyrë, lëreni të qëndrojë 20 minuta dhe në fund të proçesit shperlani fytyren me ujë të vakët.

Komento