Trajtim natyral për të pastruar fytyrën nga pikat e zeza

Trajtim natyral për të pastruar fytyrën nga pikat e zeza

Trajtim natyral për të pastruar fytyrën nga pikat e zezaPikat e zeza shfaqen kudo në fytyrë sidomos në zonën T (balli, hunda dhe mjekra).

Ato shfaqen për shkak të sekretimit të tepërt të yndyrës në lëkurë, kështu që kategoria më e ekspozuar ndaj pikave të zeza janë njerëz të cilët kanë fytyrë të yndyrshme. Ndiqni hapat e mëposhtme për t’i zhdukur njëherë e përgjithmonë pikat e zeza:
Lani fytyrën: hapja e poreve të lëkurës lehtëson procesin e pastrimit, për këtë merrni një tenxhere me ujë dhe hidhini trumzë, më pas vendoseni të vlojë. Mbajeni kokën mbi avujt në tenxhere për disa minuta.
Pastaj përpiquni të hiqni pikat e zeza me pambuk.
Maskë pas pastrimit: Merrni pure patateje me një infuzion të lules së radhiqes (në ujë, shtoni disa luleradhiqe dhe vëreni ujin të vlojë), dhe pak qumësht. Përzierjen e përftuar aplikojeni në fytyrë. Lëreni të veprojë për 1 orë dhe më pas shpëlajeni fytyrën më ujë të vakët.

One Comment

  1. me falni a mundeni te me tregoni qfar jan (trumza) dhe lule radhiqe ku mund ti gjej. Faliminiderit per mirkuptim

Komento