Trajtimi i celulitit

Trajtimi i celulitit

Duke qenë një problem i përhapur dhe jo i lehtë për tu menaxhuar, vazhdimisht bëhen përpjekje për të gjetur rrugë të trajtimit të celulitit.

Një pjesë e trajtimeve japin efekte të kënaqshme në trajtimin e celulitit, disa trajtime japin efekte të pjesshme, ndërsa trajtime të tjera kanë rezultate të diskutueshme. Shkolla të caktuara e vendosin theksin e mjekimit tek masazhi, vakuumi dhe drenazhi limfatik. Ekspertë të tjerë e vendosin theksin tek dieta dhe ushtrimet fizike.

Trajtime të tjera për celulitin përfshijnë ultratingujt, terapinë termike (nxehjen e shtresës së nënlëkurës duke mbajtur të ftohur vetë lëkurën), etj. Ka edhe trajtime të cilat mundohen ta trajtojnë celulitin nëpërmjet aplikimit të kremërave me përmbajtje të caktuar.

Një nga terapitë e suksesshme është mezoterapia anti-celulit e ofruar në mënyrë profesionale në Qendrën e Mjeksisë Dermato-Estetike “Dr APETRI Health & Beauty”. Kjo metodë përfshin injekimin e një përzierje substancash në pjesën e lëkurës së prekur nga celuliti. Mezoterapia ka veprim të dyfishtë: shkrirjen dhe largimin e indit dhjamor dhe tretjen e fashave të indit lidhor. Ajo është një metodë tepër efikase që vepron kundër të dy shkaktarëve të celulitit. Pavarësisht nga metoda e përdorur për trajtim, në mungesë të ndryshimit të dietës dhe sjelljes, celuliti do të rishfaqet. Për këtë arsye, në Qendrën e Mjeksisë Dermato-Estetike “Dr APETRI” klientëve u rekomandohet që paralelisht me trajtimin anti-celulit të ndjekin një variant të personalizuar të programit Dieta Perfekte. Programi Dieta Perfekte ofrohet falas për gjithë klientët që trajtohen me mezoterapinë anti-celulit.

Mesazh i rëndësishëm

Askush nuk duhet të bjerë në panik nga prania e celulitit. Pjesa më e madhe e femrave, madje edhe supermodelet, janë të prekura nga celuliti. Ajo që duhet të dijë çdo femër është se në momentin kur celuliti bëhet shqetësim kozmetik i padëshiruar, ka shumë mënyra për ta trajtuar atë në mënyrë profesionale.

 

3 Comments

  1. Pershendetje kisha dasht me dit si munt ta hequm celulitin me ndonjo krem apo mendonjo masazh ju lutem pergjigjmuni nese mundi ju faliminderit

  2. pershendetje. mund te me jepni nje ide se si mund ta trajtojme celulitin ne kushte shtepie? pervec ushtrimeve fizike, per faktin se nuk ma lejon shtatzania per berjen e ushtrimeve fizike. faleminderit dhe nese keni mundesi kam nevoje per nje pergjigje sa me shpejt.

  3. ju lutem mund te me thoni sa seanca zgjat,sa kushton seanca?dhe a ke efekte anesore?dhe ku ndodhet si klinike?faleminderit

Komento