Trajtimi i çrregullimit të ankthit

Trajtimi i çrregullimit të ankthit

Trajtimi i çrregullimit të ankthitTrajtimet e çrregullimit të ankthit mund të përfshijnë masat e mirëqenies, relaksin, këshillimin dhe mjekimin.

Terapia konjitive–bihejvorale (CBT) është një formë e zakonshme këshillimi për çrregullimet e ankthit. Ajo përfshin edukimin për ankthin dhe teknikat për zgjidhjen e problemeve.

Ashtu sikundër sugjeron edhe emri, terapia ndihmon njerëzit që të kuptojnë mendimet dhe sjelljet e tyre rreth situatave provokuese të ankthit dhe sesi këto sjellje mund të përjetësojnë ankthin. Terapisti punon me personin që është në ankth, duke filluar që të sfidojë mendimet dhe duke modifikuar sjelljet e tyre në një mënyrë të tillë që të zvogëlojë ankthin.

CBT mund të jetë një formë terapie shumë efektive për një sërë çrregullimesh të ankthit dhe zakonisht, për një trajtim afatgjatë, është preferuar metoda e mjekimeve. CBT nga ana e personit që trajtohet, kërkon një praktikë të konsiderueshme dhe trajtimet e suksesshme do të përfshijnë përgjatë rrugës, ekspozimin ndaj disa anktheve.

Komento