Trajtimi i hemorroideve

Trajtimi i hemorroideve

Hemorroidet, ose siç quhet në gjuhën e popullit majasëlli, janë zgjerime (fryrje) të venave të gjakut që ndodhen përreth pjesës më të fundit dhe asaj të jashtme të zorrës së drejtë (rektumit).

Kjo zonë është mjaft e pasur me enë gjaku dhe kryesisht me vena. Duke qenë se këto zgjerime, hemorroidet, kanë mure të holla ndodh shpesh që të dalurit jashtë të shoqërohet me hemorragji jo të shtuar ose vetë fekalet janë të përziera me koagula gjaku.

Në varësi të dukshmërisë së tyre, ato ndahen në të brendshme, përreth murit të pjesës fundore të rektumit, dhe të jashtme, përreth pjesës së jashtme të rektumit, anusit. Hemorroidet e brendshme janë më serioze, më të dhimbshme dhe me risk më të lartë për komplikacione, tromboza apo fistula.

Shkaku

Në radhë të parë rritja e presionit të brendshëm të barkut. Në rritjen e këtij presioni ndikojnë mjaft faktorë ku më i zakonshmi dhe i shpeshti është kapsllëku. Si rezultat i tij, pra mungesës së defekimit, rritet presioni i pareteve të zorrës së trashë dhe kjo bën që gjaku të mbetet në vena, të mos qarkullojë dhe për rrjedhoje të zgjerojë muret e venave duke formuar hemorroidet.

Në shkaqet e tjera të shpeshta janë dhe të qëndruarit ulur për kohëra të gjata, sëmundjet e mëlçisë të shoqëruara me zmadhim të saj, prania e ujit në hapësirën midis organeve në bark, neoplazmat, sëmundjet kancerogjene, të aparatit tretës etj.

Pra të gjitha ato procese që shoqërohen me rritje të presionit në bark. Prania e kapsllëkut dhe hemorroideve së bashku bën që të zhvillohet i ashtuquajturi circulus viciosus, pasi defekimi në kapsllëk është tepër i vështirë dhe për rrjedhoje tek një person me hemorroide do të sjellë acarim të tyre, dhimbje dhe gjakderdhje. Për të evituar këto, personi që vuan mundohet të mënjanojë të dalurit jashtë ose ta vonojë atë duke thelluar kështu kapsllëkun dhe formuar të ashtuquajturin circulus viciosus.

Parandalimi

E rëndësishme është kryerja e defekimit (të dalurit jashtë) çdo ditë. Në rastet e kapsllëkut rekomandohen çajra që ndihmojnë të dalurin jashtë si psh. çaj me gjethe sene. Gjithashtu rekomandohet edhe kivi (frut). Një dietë e pasur me zarzavate nuk do të përbënte problem për jashtëqitjen, përkundrazi duke qenë se celuloza rrit kontraktimin e zorrëve dhe për rrjedhojë ushqimi lëviz lirisht nga nivelet e sipërme të zorrës në ato të mëposhtme. E rëndësishme është të evitohet qëndrimi ulur për kohë të gjatë, prandaj rekomandohen lëvizjet dhe shëtitjet e gjata.

Mjekimi

Së pari mjekimi i gjendjeve bazë shkaktare të hemorroideve, si psh. kapsllëkut apo sëmundjeve të tjera të aparatit tretës.

Në rastet e lehta të hemorroideve të pakomplikuara rekomandohen suposte apo kremra me përdorim lokal në fundin e rektumit. Si supostet dhe kremrat që përdoren kundër hemorroideve kanë në përbërje të tyre substanca qetësuese, kortizonike etj.

Në rastet e hemorroideve të brendshme të pakontrolluara vetëm me mjekim me barna apo te fistulave të komplikuara, rekomandohet korrigjimi kirurgjikal i tyre.

Komplikacionet e hemorroideve

Kur hemorroidet janë të pranishme për një kohë të gjatë, në to mund të formohen trombe të vogla, si rezultat i mosqarkullimit të gjakut, të cilat mund të dalin në qarkullimin e gjakut dhe të shkaktojnë tromboza. Ky komplikacion nuk është i shpeshtë por është i mundshëm. Fistulat janë lidhje jo natyrale midis venës dhe rektumit ose anusit.

Në varësi të lokalizimit ato ndahen në të brendshme dhe të jashtme, kurse në varësi të funksionit të tyre në  zorrën qorre dhe të hapura, kur hapen rreth anusit. I sëmuri nga zorra e trashë, kur ka të bëj me majasëll të jashtëm (në lëkurë) duhet të ketë kujdes në ushqim dhe në kryerjen e nevojave. Është mirë që për çdo mëngjes, me bark të zbrazët, të hajë nga dhjetë kokrra kumbulla të thata (hoshaf ).

Këshilla për personat që kanë probleme në zorrë

Në të gjitha rastet kur tek të sëmurët pezmatohen nga hemorroidet, u këshillohet që të përdorin krundet e grurit në supë apo në gjellë, tri herë në ditë, duke pasur kujdes që ato të mos përvëlohen, por të hidhen atëherë kur serviret ushqimi në tryezën e ngrënies. Krundet e grurit duhet të zëvendësojnë mëlmesat e tjera që janë shumë të dëmshme për hemorroidet.

Mëlmesa me përbërje të barishteve natyrore që përgatitet e bluar, ka hekur dhe e përmirëson shëndetin e të sëmurëve. Përdorimi i kësaj mëlmese krijon lirimin e kapsllëkut. Mëlmesa e tillë nuk duhet të përvëlohet, por të qitet në supë apo në gjellë ashtu e “gjallë” të përzihet dhe të hahet. Ngrënia e një molle të ëmbël para ushqimit liron zbrazjen e zorrëve.

Frutat që ndihmojnë kundër infektimit të zorrëve

Ata që kanë probleme në zorrë duhet të pinë rregullisht tri herë në ditë nga një gotë lëng molle para ushqimit, këshillon mjeku amerikan Dr S. Hiams. Edhe Hipokrati, babai i mjekësisë, para 2.500 vjetësh, këshillonte përdorimin e mollëve kundër infektimit të zorrëve, telasheve në mushkëri, të çrregullimeve të funksionit të veshkave, etj. Asnjë nga pemët nuk është ekzaminuar aq shpesh shkencërisht, sa molla.

Zorra e trashë duhet të pastrohet me pemë të ëmbla, duke i ngrënë gjithnjë para bukës, pra me bark të zbrazët. Të sëmurët duhet të ziejnë komposto nga pemët e ëmbla. Kundër mbylljes kronike të zorrës së trashë (për rregullimin e jashtëqitjes), ndihmojnë gjethet e pelinit, lëvoret e dardhës si dhe kamomili, i cili mund të pihet në vend të ujit.

Trajtimet dhe ndërhyrjet më të shpeshta

Një trajtim me krem qetësues dhe frenues të përskuqjes (inflamacionit) është në më të shumtën e rasteve i mjaftueshëm.

Mirëpo shkaku në të vërtetë nuk është mënjanuar por vetëm sa është zbutur dhimbja. Shpesh rekomandon mjeku antihistaminicum ose qetësues dhimbjesh oral dhe frenues të përskuqjes. Preparatet me hidrokortizon japin një lehtësim por duhet të përdoren jo me shumë se tri javë. Nëse është formuar një puçërr atëherë përmes një ndërhyrjeje të vogël bëhet heqja e saj. Nëse majasëlli eliminohet, aty mbetet një pjesë e lëkurës e rrudhosur e cila nuk paraqet asnjë problem. Nëse ankesat dhe shqetësimet përsëriten herë pas herë atëherë parashikohet një ndërhyrje lokale. Shumica e tyre bëhen në mënyrë klinike, një injeksion që të mpiksë enët e gjakut, ngrirje, koagulim me rreze infra të kuqe.

Shkaqet e shfaqjes së hemorroideve janë:

– Shtatzënia

– Trashëgimia

– Mosha

– Kapsllëku,

– Qëndrimi gjatë ulur

– Infeksionet anale

– Diarreja kronike

– Disa sporte si: kalërimi, çiklizmi

– Ushqimet pikante (djegëse)

22 Comments

  1. MIRBREMA.. UN JAM BER OPERIM NGA HEMORROIDI I JASHTEM DHE FISURAT,,, POR KAM NJE PROBLEM QE HEMORROIDI I JASHTEM NUK PO ME HIQET,, E KAM SHUM STRES,,, SEPSE ESHT DICKA QE ME BEZDIS,,NE MENDJE,,, JU LUTEM ME KTHENI NJE PERGJI SE CFAR DUHET TE BEJ PER ATE HEMORROID QE ESHT I JASHTEM..FLM ANI

  2. pershendetjee jam 37 vjeqare,kam plobleme me fissurat ne anus . mjeku me rekomandoi nje krem per perdorim nje mujor, nese nuk kalon atehere do ti nenshtrohem orperimit . zakonisht kam kruarje te forta naten sa ne megjes jam e gjakosur , kam veshtiresi ne jashteqitje dhe dal 2 here ne jave rralle kam gjakderdhje gjate jashteqitjes , dhimbjet nuk i kam shume te forta ndersa kam kruarje shume , po me shtreson shume . deshta te di a me pengon kjo te mbetem shtatzan pasi qe po provoj qe 3 vite dhe asgje . kam pasur dy aborte dhe 2 ivf te deshtuara .p.s nese ka mundesi te me jepni informacion me teper se si krijohen fissurat edhe qfare pasaoja munde te kene me konkretisht a mundt te jene kancerogjene . ju falenderoj shume , besoj se do te gjeni kohe edhe per mua . pershendetje nga vjena

    • Ndoshta Po pergjigjem pak vone, dhe shpresoj se ju jeni sheruar nga kjo. Por nese ende vazhdoni ta keni kete problem ateher me ktheni pergjigje dhe do ju tregoj per nje bar popullor qe sheron kete lloj semundjeje. Ka efekt 100%. Shume persona e kane perdorur dhe ju ka ndihmuar shume madje kane shpetuar edhe nga operacioni.

    • Pershendetje.Ju lutem mund te me ndihmoni me emrin dhe ku gjendet ky bar popullor?
      Faleminderit

    • mund te na i thuash emrin e barit popullor te lutem!

  3. pershendetjee jam 37 vjeqare,kam plobleme me fissurat ne anus . mjeku me rekomandoi nje krem per perdorim nje mujor, nese nuk kalon atehere do ti nenshtrohem orperimit . zakonisht kam kruarje te forta naten sa ne megjes jam e gjakosur ,

  4. Bari pollor per hemorroider se ka hemmorrode edhe te mbrendshme ju lutemi qat bar popullor qe keni shkrue qe sheron 100% flm shum

  5. Ju lutememi qat bar popullor per hemorroider se kam problem me to flm nese me shkrueni tungggg

  6. Anjeza ju lutem barin na i trego ose me kontakto ne fcb si mundem sepse kam
    Probleme me hemoroide

  7. kam nevoj per bari kom m
    krurje dhimt nuk kom me tregu emrin e bari

  8. Me sa duket shumë njerëz kanë probleme me hemorroide e njëri ndër ta jam edhe unë. E lexova me vëmendje të posaçme artikullin lartë, por më së shumti më interesoj ajo që kishte dhkruar Komentusja Anjeza. Prandaj nëse e di atë ilaqin, Ju lutëm na ndihmoni dhe tregoni atë barin popullor, sëpaku do t'ju jemi mirënjohës tërë jetën, ose edhe do të ua kompensojmë në të holla nëse këtë e kërkoni. Ju falendeojmë për mirëkuptim.

  9. Anjeza tregoju njerzve se qfar bari koka ai 100% qe pi sherojka njerzit???

  10. edhe une kam probleme me hemorroidet me ndihmoni me ate ilacin popullor ju lutem do tju jem mirnjohese tere jeten

  11. Te lutem emrin e ilacit.flm

  12. Pershendetje kam probleme me zorren e trashe sa her dal jasht per jashqitje me dalin si kokrra ne ato momente nuk ndjej dhimbje por pastaj kam dhumbje shqetesuese kam perdor shum krema por nuk kan reaguar a mund te me ndihmoj dikush ???

  13. hemoroidet jan semundje e pasherueshme , vetem operacioni kryn pun

  14. A ka mundesi barin popullor per hemoroide se kam dhimbje dhe krurje te lutem na tregoni emrin e barit popullor

  15. Ju lutem ma tregoni emrin e barit popullor per hemoroide se kam dhimbje dhe kruarje

  16. Ku ta gjejm ket bar

  17. Anjeza si quhet si ilaci I hemoroideve ?

  18. Anjeza si quhet ai ilaci I hemoroideve ?

  19. Bar majaselli quhet kerkoni neper farmaci

Komento