Trajtimi i kapsllëkut

Trajtimi i kapsllëkut

Trajtimi i kapsllëkutIlaçi më i mirë për trajtimin e kapsllëkut kronik janë krundet e grurit, duke i marrë në këtë formë: një lugë gjelle me krunde gruri e shton në gjellën e të sëmurit.

Këshillojmë gjithashtu që të ziehet gruri dhe të hahet e të pihet lëngu i tij.Po kështu këshillohet përdorimi i pjalmës së bletës, i cili e zgjidh problemin e kapsllëkut, veçanërisht nëse shkaku ka qenë mangësia e vitaminave apo e gjendjes shpirtërore.

Kjo, sepse pjalma e bletës përmban vitamin B, e cila është shumë e rëndësishme për shëndetin e nervave. Pjalma e bletës konsiderohet gjithashtu si mik i ngushtë i zorrëve.

Këshillojmë gjithashtu që të sëmurët me kapsllëk të konsumojnë sa më shumë lëngje, të hanë perime dhe fruta në mënyrë normale dhe pa e tepruar, si dhe të hanë agrumet natyrore, e veçanërisht grurin, i cili konsiderohet si bimë zbutëse dhe e dobishme, nëse merret çdo ditë një sasi e vogël prej tij.Dhe së fundmi, këshillojmë që i sëmuri të përpiqet ta kryejë jashtëqitjen e tij në mënyrë të rregullt, në kohë të caktuara.

Komento