Trajtoni lëkuren me masken e duhur

maske natyrale

Përse duhet të shpenzoni shuma të mëdha parash në sallonet estetike për të trajtuar lëkuren e fytyrës dhe të trupit. Nëse keni probleme të shumta me lëkuren, poret tuaja nuk janë të pastra mos u shqetesoni. Sugjerimi i kësaj radhe do t’ju ndihmojë se si të përgatisni në shtëpi një trajtim i cili do t’a pastrojë atë. Përgatitja nuk është shumë e vështirë, prandaj, mjafton të keni dëshirë dhe kohë.

Për të masazhuar lëkuren e trupit, ju këshillojmë që të zgjidhni nga sheqeri ose kripa që ka kokrra të imëta për të mos dëmtuar apo irrituar lëkuren. Një tabletë sheqer ose kripë do të mjaftojë plotësisht për ju. Nëqoftëse keni lëkurë të ndjeshme mund të zgjdhni sheqerin e errët. Nëse dëshironi që të zbardhni sadopak pigmentin e lëkurës ju sugjerojmë që kasaj recete t’i shtoni si përbërës kosin ose qumështin.

Sasinë e sheqerit ose të kripës, cilën të preferoni më shumë e hedhni në një tas ose në dorë, gjithnjë në varësi të madhësisë së lëkurës dhe e përzieni me vaj. Pasi të keni pëzierë mirë e vendosni mbi lëkurë dhe e masazhoni lehtësisht me gishta. Pastaj shpërlani fytyren me ujë të freskët dhe e lyeni me një krem hidratues, për të eleminuar irritimin e lëkurës.

Komento