Tre artikuj ushqimorë të cilat i do zemra juaj

tre-artikuj-ushqimor-euml-t-euml-cilat-i-do-zemra-juaj_hd

tre-artikuj-ushqimor-euml-t-euml-cilat-i-do-zemra-juaj_hdSëmundjet e zemrës janë “dhuratë” e kohës moderne. Reduktimi i peshës trupore, braktisja e cigares, shmangia e stresit – në fillim janë më se të nevojshme.

Mënyra tjetër që të bëni një hap para është të kujdeseni se çka hani. Gjatë prezantimit të sugjerimeve lidhur me ushqimet që ndihmojnë zemrën nga fondacioni ndërkombëtar për problemet e zemrës, thuhet se tre ushqime janë kyçe në këtë drejtim.

E para është çokollata e zezë, e cila redukton rreziqet e problemeve kardiovaskulare si dhe ndihmon në qarkullimin e gjakut, duke pakësuar rastet e vdekjeve nga sëmundjet e zemrës.

Një lajm i mirë vjen edhe për të apasionuarit për kafenë, pasi thuhet se rreziku nuk shtohet aspak nga konsumimi i kësaj pije, por se rreziku i diabetit reduktohet në mënyrë të ndjeshme.

Gjithashtu ndër produktet ushqimore që ndihmon në forcimin e zemrës është edhe vaji i ullirit i cili redukton dukshëm problemet në koronare.