Tre ditë detoksimi për shëndetin e mushkërive

Tre ditë detoksimi për shëndetin e mushkërive

Tre ditë detoksimi për shëndetin e mushkëriveDisa njerëz kanë probleme serioze me mushkëri edhe pse kurrë nuk ishin duhanxhinj. Nga ana tjetër, disa gjithë jetën pothuajse janë duhanxhinj, por prapë se prapë nuk kanë dhimbje dhe vijnë në përfundim se gjithçka varet nga forca dhe rezistenca e organizmit.

Ditën e parë të regjimit të detoksimit pini një gotë çaj bimor para se të shkoni në gjumë. Kjo eliminon helmet në zorrë dhe parandaloni kapsllëkun. Për mushkëritë tuaj nuk keni pse të caktoni punë shtesë përpos se do t’ju mundësoni të gjitha organeve vitale të funksionojnë më mirë. Ditën e dytë para kafjallit pini një gotë ujë me limon, transmeton gazeta Kosova Sot.

Shtrydhni lëngun nga dy limonë dhe e përzieni me 300 ml ujë. Mund të pini edhe 300 ml lëng nga grejpfruti. Nëse nuk ju pëlqen shija e tij, lirisht mund ta zëvendësoni me lëng ananasi. Këto lëngje të pemëve janë të mbushura me antioksidues natyral që e forcojnë sistemin e frymëmarrjes. Më pas, pini 300 ml lëng nga karota midis kafjallit dhe drekës. Kjo zvogëlon thartirën në gjak, që është e domosdoshme për pastrimin treditor të mushkërive. Ditën e tretë pini 400 ml lëng nga boronicat e kuqe para se të shtriheni në shtrat, si pjesë e tretmanit që zvogëlon numrin e baktereve në mushkëri.

Komento