Tre këshilla për dhëmbë të bardhë

Tre këshilla për dhëmbë të bardhë

Tre këshilla për dhëmbë të bardhëBuzëqeshja është arma kryesore e joshjes; për këtë arsye dhëmbët e bardhë janë shumë të rëndësishëm.

Bikarbonati (soda e bukës)

Një mrekulli e vërtetë, soda e bukës shërben ndër të tjera edhe për zbardhjen e dhëmbëve. Ajo përdoret në vend të pastës së dhëmbëve. Kini kujdes; mos i përdorni te dyja sepse veprimi gërryes do të jetë i fortë.

Ushqimet e rekomanduara dhe ato të papërshtatshme

Për të shmangur depozitimin në dhëmbë, janë të këshillueshme disa ushqime si p.sh: molla, karota ose selino. Duhet theksuar se limoni është gjithashtu i dobishëm për të zbardhur dhëmbët e verdhë. Lani dy herë në javë dhëmbët me disa pika lëng limoni të shtrydhur.
Ndërsa ushqimet që duhen shmangur janë: kafeja, vera e kuqe ose frutat e kuqe të cilat mund të zbehin bardhësinë e dhëmbëve. Kjo nuk është arsye për të mos i konsumuar këto produkte, mjafton të lani dhëmbët mbas konsumit të tyre.

Takim me dentistin

Në se njollat në dhëmbët tuaja janë të forta atëherë zgjidhja është vajtja tek dentisti.

Burimi: Living.al

Komento