Home » Shëndetësi » Tri ilaçe kundër dhimbjeve të fytit

Tri ilaçe kundër dhimbjeve të fytit

Dhimbja në fyt me rastin e gëlltitjes, temperatura e rritur, dhimbja e kokës dhe dhimbjet në nyja dhe muskuj, tregojnë në angjinë dhe tonzitilis, njëra nga sëmundjet më të përhapura gjatë dimrit.

Më së shpeshti bëhet fjalë për inflamacion i shkaktuar nga streptokokoza, e cila përfshin fytin, bajamet apo nyjat limfatike në qafë. Sëmundja kërkon kurim, ndërsa terapia përcaktohet pas marrjes së shtupës nga fyti.

Mirëpo, ekzistojnë receta popullore me ndihmën e të cilave mund të zbuten simptomat fillestare dhe dhimbjet në fyt.Provoni edhe këtë: katër lugë sherbele zieni në dy gota ujë, lëreni të qëndrojë gjysmë ore, kullojeni dhe pastrojeni fytin disa herë gjatë ditës.

Lecka të nxehta rreth qafës.

Një arnë të butë lageni në ujë të përzier me uthull, raki po alkool të butë, vendoseni përreth qafës dhe mbi të vendosni një maramë apo shall më të trashë. Këtë shtresë mbajeni së paku dy orë.

Limoni i fuqishëm
Në fazën e hershme të angjinës janë efikase preparatet me bazë limoni. Mjakët popullorë këshillojnë që në gojë, sa më afër bajameve, të mbahen nga dy copë limonë, të pastruar nga lëvozhga dhe të thithen ngadalë. Kur limoni të zbutet, mund ta gëlltisni, ndërsa të njëjtën procedurë përsëriteni gjatë gjysmë ore.

Preparate për shparitje të fytit
Në një gotë me panxhar të shtrydhur, hidhni një lugë kafeje qepë të llomitur dhe pastaj i hidhni një gotë të ujit paraprakisht të vluar, por më pas të ftohur. Lëreni të qëndroj 5-6 orë, por përziejeni çdo gjysmë ore, pastaj kullojeni dhe shpërlajeni fytin disa herë gjatë ditës.

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Print this article!