Tri këshilla për ndarje të lehtë

Tri këshilla për ndarje të lehtë

Këto këshilla ndoshta do të ishin mënyra më reale për lehtësim të ndarjes në momentin kur humbin ndjenjat ndaj partnerit.

Janë këshilla kryesisht për njerëz, të cilët ende gjenden në botën e argëtimit, takimeve dhe ndarjeve të shpeshta. Qartë, kur bëhet fjalë për martesë mund dhe duhet të jetë një ndarje e një rëndësie më të madhe, por tri këshillat e njëjta janë absolutisht të aplikueshme.

Kini respekt

Është shumë e rëndësishme që gjithmonë të respektoni personat e tjerë. Mbajeni mend këtë, sepse nuk është një gjë pozitive që të jeni të ligë, të paskrupull ose jo respektues ndaj dikujt me të cilin keni kaluar një pjesë të jetës suaj.

Përqendrohuni në faktin që dinjiteti i personit, prej të cilit ndaheni, të mbetet i paprekur. Nëse i thoni personit prej të cilit ndaheni se organi i tij gjenital është tepër i vogël, gjithsesi i shkelni rregullat esenciale të dinjitetit dhe respektit, madje edhe nëse një gjë e tillë është e vërtetë.

Besoni në ndjenjat tuaja

Ju sigurisht e dini se si ndiheni, mos i fshihni ato ndjenja, besoni që janë reale, sepse edhe janë. Me rastin e ndarjes, merreni përgjegjësinë për ndjenjat tuaja dhe ndani ato, më mirë sesa ta akuzoni ose t’ia lini fajin partnerit tuaj.

Të themi se ai shpesh ka ditur të jetë i pasjellshëm dhe i ligë ndaj jush dhe këto janë arsyet për ndarje. Në vend se ta thërrisni me emra poshtërues, i thoni se nuk mendoni se është duke ju respektuar si mashkull/femër.

Kjo do ta parandalojë përshkallëzimin e grindjeve dhe diskutimeve me rastin e ndarjes. Besoni, nuk ka gjë më të keqe për meshkujt sesa kur ndihen fajtorë ose kur duhet që të mbrohen. Edhe më shumë u dhemb nëse një femër u thotë se ai më nuk është tërheqës. Nëse me të vërtetë doni që ta shtyni partnerin tuaj që të largohet përgjithmonë dhe të mos kthehet më, flisni vetëm për ndjenjat tuaja.

Pa zvarritje, kaloni menjëherë në temë

As mos filloni t’i thoni se sa i dashur ka qenë ai për ju dhe se si e çmoni miqësinë e tij… partneri juaj duhet ta dijë se ka një “bisedë serioze” me ju. Ato dy fjalë janë shumë efikase në vendosjen e drejtimit të bisedës suaj, ndërsa ato do t’ju ndihmojnë që të kaloni në temë kur të uleni për të biseduar. Skenari është shumë i thjeshtë: “Dua të të tregoj se si po ndjehem kohëve të fundit. Mendoj se lidhja jonë nuk është duke shkuar në një drejtim të duhur dhe ndjej një distancë mes nesh.

Kjo nuk është ajo që e kërkoj në një lidhje dhe është më së miri nëse tani i japim fund asaj. Kam menduar shumë, do të vazhdoj të të respektoj si person, ndërsa para së gjithash dua që kjo të kalojë shpejt dhe lehtë”. Kujdes të veçantë kushtojini fjalëve “ndjenja”, “ndjej”. Ndoshta tingëllon më lehtë sesa që mund të bëhet, por besoni se kjo funksionon si për meshkujt ashtu edhe për femrat.

Natyrisht, partneri do të përpiqet që të reagojë me shumë pyetje lidhur me faktin se çfarë ka shkuar keq dhe do të ju pyesë mos keni takuar ndonjë person tjetër. Megjithatë, në një situatë të tillë shmangni përgjigjet, por flisni vetëm për ndjenjat tuaja personale, në vend se të ktheheni në problemet e së kaluarës. Nuk ekziston një ndarje e përkryer, por këto tri principe së paku do t’ua lehtësojnë procedurën.

Komento