Tri këshilla si t’i mbroni buzët prej të ftohtit

Tri këshilla si t’i mbroni buzët prej të ftohtit

Tri këshilla si t’i mbroni buzët prej të ftohtitKy është një sezon, në të cilën duhet të përkujdeseni për buzët , sepse gjatë vjeshtës dhe dimrit më vështirë është të mbrohen dhe të mbahen të buta. Nëse këto tri këshilla i kyçni në rutinën tuaj, do ta ruani bukurinë e buzëve tuaja.

Parandaloni pëlcitjen e lëkurës!

Ajri i ftohtë dëmton fytyrën secilën ditë, madje më shumë sesa që ju mendoni, sidomos atëherë kur lëkura është e pambrojtur. Ajri i ftohtë thith lagështinë prej buzëve, i thanë ato dhe pëlcasin. Së pari duhet ta pastroni lëkurën e pëlcitur. Pilingu i përgatitur ekstra për buzë është më i butë se të tjerët, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Të plota dhe me shkëlqim

Merrni një brushë të pastër për dhëmbë dhe me kujdes e vendosni mbi dhëmbë, duke vendosur piling. Kështu do të largoni gjithçka që ju ka mbetur. Pos kësaj, gjaku do të qarkullojë më shpesh nëpër buzë, shkaku i prekjes me brushë dhe ato do të duken më të fryra dhe më me shkëlqim.

Vendosni më shpesh balsam!

Ky hapi i fundit në fakt nuk është i fundit, sepse nuk aplikohet vetëm njëherë. Buzët duhet t’i hidratoni për çdo ditë gjatë gjithë ditës. Pasi që të keni hequr qafe qelizat e vdekura, duhet t’i mbroni buzët dhe t’i hidratoni. Balsami dhe kremrat për buzë janë të domosdoshëm. Nëse i vëni rregullisht, gjatë të ftohtit buzët nuk do të thahen.

Komento