Tri përfitimet më të rëndësishme nga konsumimi i mishit

Tri përfitimet më të rëndësishme nga konsumimi i mishit

Shkencëtarët gjithnjë e më shumë paralajmërojnë që konsumimi i sotëm i mishit në të ardhmen do të bëhet i paimagjinueshëm, sepse prodhimi i mishit pa ujë është pothuajse i pamundur, ndërsa prodhohet sasi enorme e dyoksidit të karbonit çka rrit emetimin e gazave serrë

Përveç për planetin konsumimi i mishit të kuq ka efekte të dëmshme dhe në shëndetin tonë. Ata konsiderojnë që mund të shkaktojë një varg të sëmundjeve, ndërsa sipas disa treguesve edhe karcinomë.Shumë njerëz për shkak të kësaj i kthehen mënyrës vegjetariane të ushqimit, duke konsideruar që proteinat bimore janë më të mira dhe më të sigurta se ato shtazore.

Rrallimi i shujtave të mishit dhe zvogëlimi i sasive të konsumuara të produkteve të mishit me siguri do të ndikojë mirë në shëndet, ndërsa këto me të vërtetë janë ndryshime të vogla që mund t’i fusni në ushqyerje. Megjithatë, Medical Daily sjell edhe disa përparësi të shujtave të herëpashershme të mishit.

1. Mishi përmban sasi të madhe të proteinave çka mund të jetë e dobishme për organizmin. Proteinat ndërtojnë indet dhe prodhojë antitrupa që mbrojnë nga infektimet, duke forcuar sistemin e imunitetit. Çka është më e rëndësishme është që mishi përmban aminoacidet esenciale, çka pa dyshim e rendit në burimin më të rëndësishëm të proteinave.

2. Ka shumë materie ushqyese që i përmban mishi – nga hekuri dhe zinku e deri te seleni. Dhe derisa hekuri ndihmon në formimin e hemoglobinës të cilin e bart oksigjeni deri te pjesët ndryshme të trupit, zinku ndihmon në formimin e indit, ndërsa seleni dekompozon yndyrat në trup.

3. Vitaminat A, B dhe D po ashtu janë pjesë e madhe e ushqyerjes, ndërsa ato më së shpeshti gjenden në mish. Ato ua mbajnë shikimin më të fortë, forcojnë dhëmbët dhe eshtrat, por edhe “ndërtojnë|” sistemin nervor qendror. Edhe një përparësi tjetër e madhe është që lëkura ju duket më e shëndetshme.

Komento