Tri probleme të mëdha dhe zgjidhja e tyre

Tri probleme të mëdha dhe zgjidhja e tyre

Tri probleme të mëdha dhe zgjidhja e tyreLidhja jonë me dikë tjetër është një nga gjërat më të rëndësishme për ne, megjithatë ne harrojmë rëndësinë e saj dhe nuk durojmë as mendimin se mund ta humbim atë.

Ja disa nga problemet më të mëdha që paraqiten te çdo çift:

Mungesa e komunikimit 
Në fillim të lidhjes bisedat janë argëtuese dhe shumë të gjata. Të dy harxhoni shumë kohë, duke u munduar ta njihni njëri-tjetrin, Por, derisa koha kalon, të dashuruarit harrojnë të pyesin të njëjtat, gjëra përsëri. Ne ndryshojmë vazhdimisht në preferencat tona dhe në mënyrën se si e shohim jetën.

Besimi 
A i besoni vërtet partnerit tuaj? Ka dy lloje besimi në një marrëdhënie. Së pari a i besoni partnerit tuaj mjaft sa për të shkuar bashkë në një darkë edhe me dikë tjetër? Nëse jo, atëherë jeni duke ndier pasiguri për qëndrueshmërinë e lidhjes suaj. Dhe së dyti, a u besoni vendimeve të partnerit tuaj? Nëse nuk i besoni atij për vendimet që mund të ndryshojnë jetën, është e qartë që nuk respektoni atë apo mendimet e tij. Dhe, kjo nuk është një shenjë e mirë për lidhjen afatgjate.

Mospërshtatja në dashuri
Dashuria në shikim të parë mund të zgjasë disa muaj. Dhe, ajo bën një punë të mirë në maskimin e ndryshimeve në një lidhje. Sado të përsosur që të jenë dy njerëz, ata mund të mos jenë ,të përsosur si çift. Nëse jeni në lidhje me dikë, me të cilin nuk keni asgjë të përbashkët, ju duhet të vendosni për hapin e ardhshëm. Mundohuni të gjeni interesa të përbashkëta, që u pëlqejnë të dyve, ose vazhdoni secili me rrugën e tij.

Burimi: Telegrafi.com

Komento