Tullacët të rrezikuar nga kanceri i prostatës

Tullacët të rrezikuar nga kanceri i prostatës

Rezultatet preliminare të shkencëtarëve kanadezë nga universiteti i Torontos tregojnë një rrezik më të madh për kancer të prostatës te meshkujt tullacë.

Hulumtuesit pas rezultateve të analizave të biopsisë së 214 meshkujve prej moshës 59 deri në moshën 70-vjeçe kanë konstatuar se si pacientët me më pakë flokë kanë proporcionalisht shanse më të mëdha që t’u zbulohet kanceri i prostatës.

Sipas shkencëtarëve, ky fenomen ka qenë i pranishëm në 95 për qind të rasteve. Disa hulumtime të bëra më parë kanë pasur rezultate të ngjashme, derisa në disa të tjera është përgënjeshtruar lidhja mes rënies së flokëve dhe rrezikut më të madh nga kanceri i prostatës.

Hulumtuesit kanadezë konsiderojnë se rezultatet e tyre është e mundur të sqarohen me ndikimin e dihidrotestosteronit androgjen, tashmë të njohur për ndikimin e tij në rënie të flokëve dhe zhvillimin e kancerit të prostatës.

Komento