Tumori në fshikëzën e urinës – prognoza, diagnoza dhe trajtimi

4

Përsa i përket shfaqjes së tumoreve në fshikëzën e urinës, ato gjenden në 2-3 vendet e para në varësi të pranisë së tyre. Gjithashtu, kjo sëmundje është 2-3 herë më e pranishme tek meshkujt ( veçanërisht tek meshkujt në moshë më të thyer) në krahasim me popullatën femërore.

Por edhe personat më të rinj duhet të tregohen të kujdesshëm, veçanërisht nëse vërejnë gjak në urinë, e cila është simptoma e parë e që tregon praninë e kësaj sëmundje.

Alarmi i parë – gjaku në urinë

Urina e shoqëruar me gjak, e cila nuk është e shoqëruar me dhimbje, është shenja e parë e cila duhet ta detyrojë pacientin të paraqitet tek mjeku dhe ti bëj të gjitha shqyrtimet e nevojshme, në mënyrë që të përjashtohet apo të diagnostikohet neoplazma në fshikëzën e urinës. Sipas Dr. Daniel Petrovskit, kirurg urolog në spitalin klinik “Acibadem Sistina” në rastin e pranisë së kësaj sëmundje mund të shfaqen simptoma në pjesën e poshtme të traktit urinar, siç është përshembull nevoja për të urinuar shpesh, dhimbje në pjesën e fshikëzës së urinës, vështirësi dhe përpjekje për të urinuar.

“Zakonisht pacientët fillimisht paraqiten tek mjeku i familjes  i cili duhet ti kushtojë vëmendje të veçantë simptomave të përmendura më lart, dhe në rast se pacienti ka një nga këto simptoma, atëherë mjeku i familjes duhet ta dërgojë pacientin për të kryer shqyrtime më të detajuara tek mjeku urolog. Çdo vonesë e trajtimit të pacientit  siç është rasti i cistit hemoragjik, gjakderdhje për shkak të pranisë së gurit në traktin urinar, apo siç është gjakderdhja për shkak të hiperplazës në prostatë, mund ta çoj pacientin në drejtimin e gabuar”.

Cistoskopia, mjeti më i rëndësishëm diagnostikues

Shumica e tumoreve të fshikëzës së urinës, rreth 75-80% prej tyre, të cilat janë të njohura si tumore sipërfaqësore, kanë prognozë më të mirë për pacientin në krahasim me grupin e tumoreve muskulinvazive të cilat prekin muskulaturën e fshikëzës së urinës, dhe shfaqen tek rreth 15-25% e rasteve. Për diagnozën e hershme të sëmundjes, sipas Dr. Daniel Petrovskit, përdoret urografi intravenoze, urografia CT, ekzaminimi ultrasonografik, ekzaminimi citologjik i urinës dhe testet marker urinare molekulare. Më e rëndësishme është kryerja e citoskopisë e cila diagnostikon sëmundjen dhe pamjen makroskopike të tumorit, madhësinë e tij, vendndodhjen dhe numrin e tumoreve.

Mënjanimi endoskopik i tumorit

Menjëherë pas diagnostikimit, bëhet heqja endoskopike e tumorit. Me anë të këtij intervenimi tumori duhet të jetë krejtësisht i mënjanuar. Nëse bëhet fjalë për tumor infiltrues, në të cilin është i përfshirë muskuli, atëherë merret shembull (mostër) nga tumori dhe bëhet konfirmimi histologjik. Në varësi të gjetjeve histologjike, planifikohet trajtimi i mëtejshëm i pacientit. Në spitalin klinik “Acibadem Sistina”kur pacienti të jetë shqyrtuar me anë të citoskopisë, për një periudhë sa më të shkurtër të mundshme, i nënshtrohet trajtimit operativ, dhe pas disa ditësh kemi rezultatet hispatologjike përfundimtare, dhe mundësi të mëtejshme për trajtim të plotë të pacientit. Ekzaminimet e plota paraoperative,  gjetjet histologjike dhe trajtimi operativ, në institucionin tonë shëndetësor përfundojnë për vetëm disa ditë” – shpjegon Dr. Petrovski.

Mënjanimi i plotë i fshikëzës së urinës

Dr. Daniel Petrovski shpjegon se nëse gjetjet histologjike konfirmojnë se bëhet fjalë për tumor infiltrues në fshikëzën e urinës, që do të thotë se është prekur një shtresë e muskulit të njejtë, pacienti i nënshtrohet një intervenimi ndër më të komplikuarit në fushën e urologjisë, që është mënjanimi i plotë i fshikëzës së urinës (cistektomi radikale). Tek këta pacientë të cilët kanë nevojë për mënjanim të plotë të fshikëzës së urinës, bëhet rrjedhja e urinës nëpërmjet një vrime apo hapje në murin e barkut, ose formohet një fshikëz tjetër urine, në disa pjesë të caktuara të zorrës së hollë. Në varësi të gjetjes histologjike nga heqja e fshikëzës së urinës apo nga nyjet limfatike,  pacienti do ti nënshtrohet kimioterapisë apo terapisë me rrezatim. Të gjitha këto ndërhyrje komplekse kryhen me sukses në spitalin klinik “Acibadem Sistina”. Shumë e rëndësishme është që sëmundja të zbulohet në kohë, nga e cila varet edhe prognoza e trajtimit. Kjo lejon aplikimin e menjëhershëm të të gjitha mundësive terapeutike në lidhje me tumorin në fshikëzën e urinës, duke rritur mundësinë e rimëkëmbjes së plotë të pacientit.

 

Komento