Turizmi, shkëlqimi i rremë

Turizmi, shkëlqimi i rremë

Sipas të dhënave zyrtare të vetë qeverisë nëse nga viti 2004, numri i vizitorëve është rritur 10 herë, por të ardhurat bruto që ekonomia ka përfituar nga turizmi janë rritur me vetëm 2.1 herë.

Nga viti 2004 deri në 2009, sipas të dhënave zyrtare, të vetë qeverisë dhe Bankës së Shqipërisë, numri i vizitorëve është rritur nga 300 mijë në vitin 2004 në 3 milionë në 2009. Ndërsa të ardhurat për të njëjtën periudhë u rritën, sipas Bankës së Shqipërisë, nga 592 milionë euro në vitin 2004, në 1.3 miliardë në fund të 2009.

Kjo panoramë, bëhet edhe më paradoksale nësë do të merret parasysh rritja e cmimeve. Në 5 vjet rritja e cmimeve është mbi 20 për qind, që do të thotë se vetëm per kete shkak i njëjti numër turistësh duhet të kishte shpenzuar ne fund te viti 2009 të paktën 20 për qind më shumë se 5 vjet me pare. Ketu nuk perfshihet rritja e numrit te turisteve me 10 here.

Te gjitha keto perllogaritje jane bere vetem duke marre ne konsiderate te ardhurat bruto per shkak te hyrjes se turisteve ne Shqiperi.Por nese do te perfshiheshin edhe shpenzimet qe shqiptaret kryejne kur dalin nga shteti, ta ardhurat reale nga turizmi do te rrudheshin me shume duke bere qe shkalla e paradoksit te ketij sektori te jete edhe me larte.

Pas ketyre shifrave turizmi tregon se suksesi i ketij sektori nga rritja e numrit te vizitoreve eshte shkelqim i rreme pasi perftimet maten me te ardhurat, te cilat po rriten mjaft ngadale. (tch)

Komento