Tymrat e karburantit shkaktojnë kancer

Tymrat e karburantit shkaktojnë kancer

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka rishikuar një paralajmërim të mëparshëm, sipas të cilit përdorimi i naftës si karburant shkakton kancerin dhe ka bërë thirrje për vendosjen e standarteve më të larta për çlirimin e gazeve.

Organizata e krahason rrezikin e ndotjes nga nafta me atë të njerëzve që qëndrojnë në mjedsiet ku pihet duhan.

Njoftimi vjen pasi ekspertët ndërkombëtarë kaluan një javë për të rishqyrtuar studimin e ri, ku përfshihet edhe një tjetër studim afatgjatë i zhvilluar tek më shumë se 12 mijë minatorë të cilët ishin shumë të ekspozuar ndaj çlirimit të gazeve ndotëse të naftës.

Studimi rishikon një njoftim të mëparshëm të vitit 1988, kur Organizata Botërore e Shëndetësisë shpalli se gazet e nga djegja e naftës mund të jenë kancerogjene për njerëzit.

Atëhere bizneset e ndryshme morën masa, duke përpunuar lëndët djegëse, që ato të kenë përmbajtje të ulët sulfuri, me perfeksionimin e motorëve të automjeteve dhe kontrollet e çlirimit të gazeve gjatë djegjes, sidomos në Amerikën Verire dhe në Evropë.

Komento