Home » Udhëtim & Turizëm » Turizmi lumor, zgjidhja më ekonomike për disa pushues

Turizmi lumor, zgjidhja më ekonomike për disa pushues

Ndryshe nga shumë pushues, të cilët zgjedhin vijën e zhurmshme bregdetare, turizmi lumor është një tjetër alternativë ku mund të kalohen disa ditë relaksi.

Ajri i pastër, qetësia dhe freskia që karkaterizojnë zona të tilla apo peisazhet e bukura malore janë për çdokend një tundim për të kaluar disa ditë te vecanta pushimesh.

Lumi Mat mbledh me dhjetëra qytetarë, të cilët kanë braktisur plazhet e Adriatikut e të Jonit për tu freskuar në ujërat e lumenjeve.
Sipas pushuesve edhe kostoja është një tjetër arsye që i drejton ata për turizëm malor,ndërsa kërkojnë nga pushteti vendor që infrastruktura rrugore të jetë një prioritet në investimet e tyre, pasi do të tërhiqte edhe më shumë vëmendjen e tyre.

Vitet e fundit eshte shtuar numri i pushuesve vendas dhe te huaj, pionere te eksplorimit te shplodhjes dhe pushimit alternativ, larg rremujes nga mbipopullimi i plazheve ne bregdet.

E ndersa zhvillimet social-ekonomike do duan ndoshta edhe ca vite qe ta zgjerojne gjeografine e turizmit lumor, shumeçka duket se po ndryshon per mire, megjithëse momentalisht duket si nje turizem ne hapa gati spontan.

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Print this article!

Komentoni

© 2013 Keshilla.NET · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress