Ueb lajmërimet në Firefox

Ueb lajmërimet në Firefox

Mozilla po e zhvillon sistemin e lajmërimeve për ueb aplikacione. Ngjashëm si në telefonat celularë, do të përdoren push lajmërimet (notifikacionet), e me këtë do të eliminohet nevoja që aplikacioni të jetë i ngarkuar.

Zgjidhjet e ngjashme tashmë ekzistojnë. Për shembull, në Chrome mund të pranohen lajmërimet nga Gmaili, por për këtë funksionalitet duhet pasur të ngarkuar ueb aplikacionin në fletëzën e shfletuesit. Sistemi i Mozillas do të punojë pa pasur nevojë për këtë, e së paku në teori, lajmërimet do të mund të përdoren edhe në pajisjet mobile.

Funksionaliteti momentalisht është në fazën e planifikimit, e para Mozilles është ende edhe shumë punë, por nëse standardi “pranohet”, kjo ende do të jetë një arsye më pak për përdorimin e aplikacioneve native në vend të atyre në ueb. Gjithashtu, për klasat e caktuara të aplikacioneve do të eliminohet nevoja për zhvillimin e disa versioneve, të ndara për secilën platformë.

Komento