Uji i ngrohtë, kundër dhembjes nga therjet e meduzave

Uji i ngrohtë, kundër dhembjes nga therjet e meduzave

Ekzistojnë shumë barna ‘popullore’ kundër dhembjes nga therjet e meduzave, ndërsa në mesin e tyre më e popullarizuar është urina e freskët.

Megjithatë, tani është zbuluar se një gjë që do t’ju ndihmojë me siguri, është vetëm uji i ngrohtë.

Therja e meduzës zakonisht nuk është e rrezikshme, për është mjaft e dhembshme. Si kundërhelm qysh moti konsiderohet urina, si dhe uthulla dhe soda e bukës. Megjithatë, një studim i ri i kryer në Australi dhe Indonezi ka zbuluar se barnat më efikase janë uji i ngrohtë dhe kremi në bazë të lidokainës, anestetik ky lokal.

Therja e meduzës mund të dhemb për një kohë të gjatë nëse nuk mënjanohen gjembat e vogël, nematocistat, të cilat sekretojnë helm. Më së miri është që të gërvishten me kartelë kredie ose me ndonjë send të ngjashëm, e më pas të lahet ajo pjesë me ujë të ngrohtë.

Komento