Home » Shëndetësi » Ulçera dhe gastriti në stomak

Ulçera dhe gastriti në stomak

Fyerja e stomakut, djegia apo anoreksia, janë probleme që vijnë si pasojë e sëmundjeve që prekin këtë organ.

Mjekja gastro-hepatologe Matilda Zhugli, në një intervistë të dhënë për “Tirana Observer” trajton të gjithë faktorët që shkaktojnë sëmundje në stomak, si edhe jep këshilla si t’i parandalojmë këto sëmundje.

Zj. Zhugli, përse shkaktohen problemet në stomak dhe si mund t’i parandalojmë?
Dy faktorët kryesor që janë përgjegjës për shfaqjen e problemeve në stomak janë: helicobakter pylori dhe barnat antiinflamatorë jo steroidë.

-Helikobacter pylori është një bakter që rritet në mënyrë selektive në sipërfaqen e stomakut dhe është mjaft i përhapur në popullatë. Infektimi nga ky mikrob rrit shanset për një sëmundje kronike të stomakut gastrit akut ose ulcerë dhe është një faktor risku për kancerin e stomakut.

-Barnat antiinflamatore jo steroide i ndajmë në dy grupe: aspirina dhe barnat e tjerë jo të llojit të aspirinës si: brufeni, naprokseni, voltareni dhe ketoprofeni, etj. Këto preparate përdoren gjerësisht për trajtimin e sëmundjeve të muskujve dhe kyçeve që shoqërohen me dhimbje.

Përdorimi i këtyre barnave rrit rrezikun për patologji të stomakut. Edhe barnat antiinflamatore steroide si prednizoni dhe prednizaloni, etj, të përdorura në doza të mëdha, mund të rrisin riskun për ulcer ose të acarojnë një ulcer të qetë. Po kështu në formimin e ulcerave dhe gastriteve ndikojnë dhe faktorë të tjerë si: duhani, alkooli, ushqimet pikante, etj. Faktorët e trashëgimisë ndikojnë gjithashtu në shfaqjen e sëmundjes ulceroze.

Studimet tregojnë që farefisi i të sëmurëve me ulcer ka shans tri herë më të madh se të tjerët për të shfaqur sëmundje ulceroze. Dhe së fundmi, por jo më pak i rëndësishëm është stresi, i cili gjithashtu ndikon në shfaqjen e gastriteve dhe të ulcerave.

Cilat janë shenjat tipike të sëmurit me ulcer?
Dhimbja është tipari kryesor i një të sëmuri me ulcer. Ajo mund të jetë një dhimbje e fortë shpuese e përqendruar në mes të barkut, pikërisht poshtë dërrasës së kraharorit dhe që mund të përhapet prapa në mes të kurrizit. Dhimbja mund të jetë gjithashtu në formë djegieje apo rëndimi, fryrje pas ngrënies. Ajo fillon zakonisht 1\2 deri 1.5 orë pas ngrënies dhe mund të zhduket kur stomaku nuk ka më ushqim.

-Të përzierat e të vjellat janë shenja të tjera të sëmundjes ulceroze. Në disa raste mund të vihet re përmirësimi i dhimbjes pas vjelljes së ushqimit.

-Të tjera shenja klinike që vihen re në të sëmurët me ulcer janë dhe anoreksia, fryrja e barkut, gromësirat, djegie urthi. Në disa raste ulcera mund të shfaqet pa dhimbje në formën e hemorragjisë nga goja ose të dalat jashtë me ngjyrë të zezë dhe në disa raste të tjera në formën e perforacionit me dhimbje shumë të forta që kërkojnë ndërhyrje kirurgjikale.

Po të sëmurët me gastrit?
Të sëmurët me gastrit kanë të njëjtat shenja si të sëmurët me ulcerë, por dhimbja nuk është aq e fortë sa në ulcer dhe nuk shfaqet 1\2 orë deri 1.5 orë pas ngrënies dhe është më tepër si një djegie, apo rëndim pas ngrënies.

Si mund t’i parandalojmë këto probleme?
Parandalimin e problemeve në stomak duhet ta shikojmë në disa drejtime: Së pari, dieta ushqimore luan një rol të rëndësishëm sidomos tek ata njerëz që vuajnë nga problemet në stomak. Kjo nënkupton se asnjëherë nuk duhet tepruar me ushqime pikante me shumë erëza apo salcë.

Po ashtu përdorimi i tepruar i duhanit dhe pijeve alkoolike duhet ndaluar. Gjithashtu konsumimi i kafesë duhet të bëhet i kontrolluar, 1-2 kafe në ditë. Gjithashtu gjendja e sistemit nervor është e rëndësishme.

Tensioni nervor mund të shtojë dhimbjen e ulcerës apo të zgjasë fazën e acarimit të saj. Lodhja e tepruar, ekspozimi ndaj të ftohtit ose sforcimi fizik i jashtëzakonshëm mund të luajë një rol të ngjashëm. Pushimi fizik-mendor, relaksi dhe vendosja e gjerave të ngrohta në bark, shpeshherë janë përmirësues.

Në rast se jemi me ulcerë, cilat ushqime duhet të shmangim?
Kur vuajmë nga sëmundje ulceroze apo gastrit kronik rekomandohet që të përdorim një dietë ushqimore me disa kufizime të paracaktuara. Është e këshillueshme të shmangim ushqimet e tharta: si limonët, portokallet, domatet, specat, frutat e papjekura mirë. Po kështu, rekomandohet të shmangim ushqimet e fast-food-it, majonezën, keçapin, mustardën, ushqimet e fërguara me shumë erëza ose salcë. Po kështu duhet të bëjmë kujdes në konsumimin e pijeve të gazuara si coca-cola, fanta, sprite, si dhe lëngjet e konservuara të frutave.

Po stresi a shkakton probleme në stomak dhe sa i dëmshëm është?
Siç e theksova edhe më lart faktorët psikologjik dhe sidomos stresi janë të rëndësishëm në sëmundjen ulceroze. Stresi është cilësuar si një nga faktorët që shkaktojnë probleme në stomak, sidomos kur është shumë i madh. Ai mund të shkaktojë gastrit akut por mund të çojë deri në shfaqjen e një ulcere të mirëfilltë. Stresi mund të shtojë intensitetin e dhimbjes në një të sëmurë me gastrit ose ulcer dhe mund të zgjas fazën e përmirësimit të sëmundjes./Tirana Observer/

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Print this article!

7 Responses to " Ulçera dhe gastriti në stomak "

  1. Isuf Koci says:

    Pershendetje:I,E dashur
    Ne radh te par ju pergezoj per keto keshilla,se u sherbejn te gjith se semureve,por edhe atyre te pa semur
    se do din se si te ruhen.
    Une i kam te gjitha keto lloj shqetesimesh qe shkruani me siper,po para dy vitesh un bera nji kamera ne stomak,dhe me nxori se temethi im leshon me shum leng nga c’duhet,edhe DR me rekomandoi nji antibiotik,me pas mbarova antibiotikun dhe u bera me mir,po jo totalisht mir,do ju lutesha shum nqs me rekomandoni dicka me te mir ose ndonji keshill,ose te me beni te mundur te takoj Doktoreshe nonji nr tel te sajen.
    Me shum respek
    Isuf Koci nga Londra.

  2. admin says:

    Pershendetje Isuf.
    Ne mund te ju rekomandojme Dr. Arbër Veliu, specialist Gastroenterolog – Hepatolog.Nr i telefonit eshte 044 165 624.
    N.Q.S ju jeni interseuar ne mund te ju gjejm edhe nje doktore nga Shqiperija.

  3. Alfred Skapi says:

    Pershendetje !
    Qe ne vogeli kam pasur probleme me djegien e stomakut kur haja ushqime te caktuara, fillimisht fasule. Nuk i kam kushtuar rendesi. Por tani ne moshe rreth 45 vjec po behen si te shpeshta shqetesimet. Konkretisht vjet ne muajin janar pata nje periudhe rreth 2-javore me dhimbje te forta te cilat lehtesoheshin nese gromsija. Aktualisht pas cdo ushqime kam fryrje te stomakut qe e lehtesoj duke i nxjerre gazrat nepermjet gromsires. Kam nje dhimbje te lehte si ne djegie. Lehtesohem kur gromsij. Faktikisht perjetoj stres dhe lodhje fizike. C’fare me rekomandoni ?

  4. bledar says:

    pershendetje dr kam djegje urthi shum te shpesheshta po thuajse cdo dit deri sa arrij ne te vjella me del leng shum i verdh dhe shum djeges ne fyt deri sa arrin fundi i te vjellave del gjak pastaj qetsohem 2 3 dit e shumta pastaj e njejta gje, cveprimesh mund te bej , ju lutem me ktheni pergjigje flm shum…

  5. floriani says:

    pershendtje ..dua te bej nje pyetje …kam pasur disa probleme tek gryket sikur dicka me ngele ne grky .ushimin e kaloja pa problem kisha gromisteje ca .dhe kur rrija pa buk 2 ore pasi haje dhe pija uje me vinte me shmu kjo gje tek gryket nje si e that ..kam bere anilazt e gjakut .urinis .ekom te gjitha mire vetem lekocidet i kisha pak te ulta 360 me duket .jam vizituar tek mjeku i mire bajram begaj dhe ia me tha ke gastrid dhe me dha nje ilac para buke 3 here ne dite mitiliom domperidone 10 mg .dua te di tani jam pak me mire por kam pak si rende stomakun kur haj .cfare me keshillon

  6. Shpresa Balla nnga tirana says:

    Pershendetje!
    vuaj nga gastriti i avancuar , dhe nje ulcer e porsa filluar u konstatua nga kamera qe bera, por me shume me shqeteson, se pervec te tjerave qe dihe nga gastriti ‘ une kam sekrecion jeshil dhe gojen e kam shume te hidhur sidomos kur zgjohem nga gjumi . .Ju lutem çfar me keshilloni
    Faleminderit!

  7. eldisa says:

    pershendetje , jam mimoza dhe jam 43 vjece . kam pothuajse nje vit qe kam shqetesime ne stomak si prsh : shum grofesira ne stomak, dhe here here edhe fryejre ne bark , zorr, dhe kur zgjohem ne mengjes kam shum perzierje si per te vjelle si edhe thithje ne stomak , gjithashtu kam dhe nje lemez shum te shpeshte , …cfare do tme keshillonit . faleminderit . do tjem ne pritje te pergjigjes suaj ..!!!

Komentoni

© 2014 Keshilla.NET · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress