Ulcera e gojës

Ulcera e gojës

Ulcerat e gojës janë infeksion i cipës së brendshme të gojës i cili shkaktohet nga faktorë të jashtëm: siç është përdorimi i pasaktë i furçës së dhëmbëve, ngrënia e ushqimit të nxehtë, mospastrimi i protezave, si mungesa e vitaminës C, dhe B.

Bëjeni gargarë me lëngun e kamomilit në këtë mënyrë: një lugë nga lulet e kamomilit të thata i shton në një gotë ujë të vluar më parë dhe e lë të mbuluar për 15 min. Pastaj e filtron dhe bën gargarë. Këtë gjë e përsërit dy herë në ditë, apo sipas nevojës.

Por ilaçi më i mirë për shërimin e këtyre ulcerave të gojës është të bësh gargarë me kopër të përzierë me goglat e dushkut, në këtë mënyrë: merr dy lugë të vogla nga kopëri i bluar dhe një lugë të vogël nga goglat e dushkut të bluara, i zien dhe i përdor si gargarë, dy herë në ditë, në mëngjes dhe në mbrëmje.

Në këtë rast bën dobi edhe pirja e uthullës së mollës dhe bërja gargarë me të.
Sigurisht që nëse shkaqet e këtyre ulcerave janë virale apo bakteriale, apo si pasojë e ndonjë sëmundje tjetër atëherë duhet të kurohet sëmundja tjetër dhe me shërimin e saj, shërohen edhe ulcerat e gojës.

Komento