Uleni kolesterolin me disa këshilla të thjeshta

kolesteroli

kolesteroliSe niveli i lartë i kolesterolit të keq përbën rrezik për shëndetin këtë e dimë pothuajse të gjithë, e në vijim përmes disa këshillave ju sugjerojmë si ta ulni nivelin e tij,transmeton gazeta Kosova Sot.

Ndani 30 minuta për aktivitete fizike

Vetëm gjysmë ore aktivitete fizike, 5 ditë në javë, mund ta ulë kolesterolin e keq. Të jeni aktivë mund të ndikoni edhe në kontrollimin e peshës trupore.

Ecni

Kjo është e thjeshtë dhe praktike, e ju nevojiten vetëm një palë atlete të mira. Ushtrimet si ecja e shpejtë ulin rrezikun nga sulmi në tru dhe sëmundjet e zemrës, ndihmon në rregullimin e peshës trupore, forcon eshtrat, zvogëlojnë stresin dhe ngritin disponimin.

Aktiv në secilin hap

Mund të jini aktiv kudo që të ndodheni. Shëtiteni qenin, mbillni lule, bëni punët e shtëpisë, vallëzoni dhe luani me fëmijët.

Kujdes me ushqimin

Ushqimi që ua shërbejnë nëpër restorante shpeshherë mund të jetë i mbushur me yndyra të ngopura, kalori dhe natrium. Mos konsumoni salcë. Konsumoni porcione të përgjysmuara.

Shmangeni stresin

Stresi ngrit shtypjen e gjakut dhe nivelin e kolesterolit. Provoni të meditoni, të shoqëroheni me njerëzit që i doni dhe ushtroni së bashku.

Komento