Ulja e temperaturës me ilaçe e dëmshme për fëmijët

Ulja e temperaturës me ilaçe e dëmshme për fëmijët

Dhënia e përzierjes së paracetamolit dhe ibuprofenit fëmijëve të vegjël për t’ua ulur temperaturën mund të zgjasë sëmundjen, paralajmërojnë mjekët.

Ata konsiderojnë që shoqëritë moderne me përparimin e shkencës kanë krijuar fobi edhe nga temperatura e lehtë e shkaktuar nga sëmundjet.

Gjithnjë e më shumë ka raste të dozave të tepruara të ilaçeve, të cilat u jepen fëmijëve, efektet anësore të të cilave janë diarreja dhe të vjellat.

Shoqata amerikane e mjekëve pediatër ka publikuar raportin në të cilin theksohet që temperatura e lehtë është shenjë që organizmi është duke luftuar me sëmundjen dhe kjo nuk mund ta rrezikojë shëndetin e fëmijës. Temperaturë e lehtë konsiderohet ajo deri rreth 37,6°C.

Paralajmërim prindërve
Ky mekanizëm i organizmit në fakt është i dobishëm, por rreth gjysma e prindërve nuk janë të vetëdijshëm për këtë gjë”,  ka deklaruar autorja e raportit, dr. Janice Sullivan.

Çdo ilaç ka efekte anësore, ndërsa hulumtimet e mëhershme kanë lidhur marrjen e rregullt të paracetamolit tek fëmijët me rrezikun më të madh të paraqitjes së astmës, ndërsa abuzimi me ibuprofren shkakton shfaqjen e ulcerës në stomak dhe dëmtime të funksionimit të veshkave. Faleminderit për rekomandimin Faleminderit për rekomandimin

One Comment

  1. flm, kam nje vajze 7 vjece dhe ndosh ce i bjen temp..... deri ne 35 grade a perben rrezik . ju lutem me veni ne dijeni flm

Komento