Ultratinguj për të kuruar kockat e thyera

Ultratinguj për të kuruar kockat e thyera

Mjekë në Skoci janë duke përdorur ultratingujt për të ndihmuar pacientët e tyre me fraktura kritike në kocka. Ata kanë zbuluar se teknika përshpejton kohën e shërimit me më tepër se një të tretën. Pulsimet ultrasonike bëjnë që qelizat të vibrojnë, gjë që stimulon rigjenerimin dhe shërimin.

Teknologjia është e ngjashme me atë të përdorur për të fotografuar fetusin në femrat shtatzëna, por në këtë rast përdoren frekuenca të ndryshme tingujsh.

Një xhel me bazë uji përdoret si përcues të tingujve, që kalojnë në frakturë. Pacienti nuk ndien asgjë në kohën që valët zanore depërtojnë indet dhe stimulojnë aktivitetin qelizor.

Eksperimenti u krye në një pacient me një frakturë në kupën e gjurit. Një frakturë që kërkonte nga 6 deri në 12 muaj për tu kuruar u arrit të kurohej në 4 me anë të teknikës së re.

Tani për tani trajtimi është shumë i shtrenjtë dhe po përdoret vetëm në rastet kritike, por në të ardhmen mund të prodhohen mjete me ultratinguj më të vogla dhe të lira.

Komento