Uretriti jo gonokoksik

Uretriti jo gonokoksik

Uretriti jo gonokoksik është infeksion i uretrtës nga disa mikrobe, përveç gonokokut që shkakton gonorrhenë. Eshtë sëmundja më e shpeshtë që transmetohet me kontakt seksual dhe shqetëson më tepër meshkujt.

Tek gratë prek më tepër organet gjenitale dhe rrallë ndodh të preket uretra. Shkaktarët e uretritit jo gonokoksik janë: chlamydia, mycoplazma dhe trichomonas vaginalis.

Koha e inkubacionit gjatë së cilës edhe transmetohet është 1-3 javë. Zakonisht shfaqet me rrjedhje nga urretra dhe rrallë me ndjenjën e djegies, shpimit dhe çrregullime në urinim. Tek femrat shfaqet si infeksion i qafës së mitrës. Pa mjekim sëmundja mund të çojë në komplikacione të mëtejshme të organeve gjenitale. Sot konsiderohen shumë të rralla komplikacionet.

Në këtë grup futen uretritet nga ureoplasma ureolitucum, mycoplasma hominis, mycoplasma genitalium. Roli i tyre si shakaktarë të uretritit jo gonokoksik akoma nuk është sqaruar përfundimisht sepse këto mikrobe gjenden edhe si saprofite tek njeriu. Koha e inkubacionit është 20-30 ditë. Në 1/3 e rastem nuk kemi fare shenja nga sëmundja. Rrjedhjet janë të pakta dhe ujore dhe kanë pak shqetësime gjatë urinimit. Tek femrat rrallë kemi shenja nga uretra.

Trichomanas vaginalis zakonisht tek meshkujt shkakton uretrit pothuajse pa simptoma dhe rrallë shoqërohet me rrjedhje, erë të rëndë dhe kruarje. Tek femrat jep vaginit. Megjithëse mendohet se nuk është infeksion shqetësuas rrallë mund të japë edhe komplikacione të mëtejshme.

Daignoza bëhet në laborator nga ekzaminimi i rrjedhjeve nga uretra ku përcaktohet shkaktri i uretritit.

Mjekimi bëhet me antibiotikë të grupit të erithromicinës, tetracyclinës, metronidazolit. Eshtë e domosdoshme që të mjekohet edhe partneri.

Komento