Home » Ushqim » Bostani e ul tensionin e gjakut dhe na mbron nga infarkti

Bostani e ul tensionin e gjakut dhe na mbron nga infarkti

Nëse keni tension të lartë të gjakut, mjekët se pari do t’u këshillojnë të zvogëloni përdorimin e kripës.

Mirëpo, hulumtimet e fundit në SHBA zbuluan se përdorimi mesatar i natriumit në kombinim me përdorimin e më shumë të kaliumit, kalciumit dhe magneziumit, mineraleve që gjenden në fruta, perime dhe prodhime të qumështit me pak yndyrë, shërben për uljen e teensionit të lartë të gjakut më tepër sesa vetëm kufizimi i përdorimit të natriumit.

Këta katër minerale: natriumi, kaliumi, kalciumi dhe magneziumi së bashku ndihmojnë në rregullimin e tensionit të gjakut. Shalqiri është edhe diuretic i shkëlqyer, ose stimulon aktivitetin e veshkëve dhe rrit produksionin e urinës, gjë që favorizon eliminimin e toksineve. Yndyrë gati nuk ka fare, por është i pasur me karotenoide dhe likopen.

Likopeni është përgjegjës për ngjyrën e kuqe tërheqëse dhe është një prej antioksidantëve të fuqishëm, i cili zvogëlon rrezikun nga sëmundjet kardiovaskulare.

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Print this article!
Tags:
© 2014 Keshilla.NET · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress