Home » Ushqim » Çajat janë pije të shëndetshme

Çajat janë pije të shëndetshme

 Çajat janë pije të shëndetshmeMë së miri është që çaji të pihet pa asnjë shtesë, por nëse nuk ju pihet i tillë, atëherë mund t’i shtoni limon dhe mjaltë, por vetëm kur çaji të jetë ftohur. Mjalti dhe limoni humbin vetitë e tyre të dobishme, kur të qiten në çaj tepër të nxehtë.Shtrohet pyetja se cili çaj është më i dobishëm. Ja disa këshilla.

Çaji Menta
Përpos që ka shije dhe aromë të mirë, çaji i mentës ka edhe shumë veti mjekuese. Ai është shumë efikas te mjekimi i ftohjes, e ndihmon edhe te problemet me tretje, meqë qetëson lukthin dhe zorrët. Menta ndikon mirë edhe në sistemin nervor, prandaj u preferohet personave nervozë dhe me ankth. Ndihmon edhe te kokëdhembja dhe mundimi.
Çaji jeshil
Çaji jeshil (i gjelbër) ka prejardhjen nga Kina dhe ka veti të mëdha antioksiduese. Zvogëlon rrezikun nga sëmundjet e zemrës dhe enëve të gjakut, karcinoma dhe shumë sëmundje të tjera kronike. Çaji jeshil lehtëson tretjen, por ka ndikim të dobishëm edhe në lëkurë. Nga shumë njerëz konsiderohet si çaji më i shëndetshëm i cili mund të parandalojë shumë sëmundje. Meqë përmban edhe kafeinë, përdoret edhe si stimulues.

Aloe vera
Qysh në Egjiptin e lashtë, aloe vera është përdorë si ilaç, por konsiderohej edhe eliksir i jetëgjatësisë. Indianët me aloe kanë shëruar plagët, kokëdhembjen dhe artritin. Aloe vera ka shumë veti mjekuese, e ndihmon veçanërisht te artriti, psoriaza dhe ekzema. Çaji nga aloe vera preferohet për forcimin e imunitetit, si dhe ka veti antiinflamatore.

Çaj Hithi
Çaji i hithit që nga lashtësia përdoret për mjekimin e inflamacionit të rrugëve urinare dhe te sëmundjet e veshkave. Hithi ka sasi të mëdha të kaliumit i cili është diuretik natyror, por edhe hekur, i cili ndihmon në krijimin e rruazave të kuqe të gjakut. Çaji i hithit pastron gjakun dhe nxitë përtëritjen e qelizave. Preferohet edhe si ilaç për lëkurën problematike.

Çaj Kamomili
Çaji i kamomilit te ne përdoret bukur shpesh, meqë relakson, është i mirë për tretje, zbutë dhembjen, zvogëlon urtikarien, e ndihmon edhe te ngërçet. Për shkak të vetive të tij, çaji i kamomilit përmirëson pamjen e lëkurës e flokët i bën më të forta dhe më të shëndetshme. Femrat shpesh përdorin çajin e kamomilit për zbutjen e problemeve menstruale.

Çaj Bliri
Çaji i blirit po ashtu përdoret në vendin tonë. Dihet se ky lloj çaji ofron ndihmë të madhe te ftohja, gripi dhe fyti i irrituar. Përdoret edhe si ilaç natyror kundër pagjumësisë, e është edhe i mirë për relaksim, meqë qetëson nervat. Për këtë shkak, ai u preferohet njerëzve që janë të ngarkuar psiqikisht. Por, duhet pasur kujdes, se sasitë e mëdha të çajit të blirit mund të shkaktojnë probleme me zemër.

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Print this article!
  • FLORIM

    Desha te marre qaji aloe herbal bolsson tea ku munde ta qeje ju lutem me informoni nese keni ,une munde ta vije ta marre vete nja 10 pako ju lutem me njoftoni florim avdiu ferizaj 04437880 falmenderi

© 2014 Keshilla.NET · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress