Home » Ushqim » Disa ushqime për diabetiket

Disa ushqime për diabetiket

Diabetikët e vlerësojnë shumë ushqyerjen. Krahas njohjes se produkteve që rrisin sheqerin në gjak dhe qëndrimit larg tyre ju mund të provoni shije të ndryshme nëse njihni produktet të cilat ekuilibrojnë dhe ulin sheqerin në gjak, transmeton Start.

Ja dhjetë super produktet të cilat mund të konsumohen nga diabetikët pa menduar për rezistencën e insulinës:

1. Zarzavatet: tek zarzavatet e pasura me fibra gjenden pak kalori. Nëse e mbushni pjatën me zarzavate do të konsumoni më pak karbohidrate (rrisin sheqerin e gjakut) dhe yndyrë të ngopur (rrit rezistencën e insulinës). Përpiquni të hani 4-5 porcione me zarzavate në ditë (një porcion do të thotë gjysmë tasi konserva ose zarzavate të ziera dhe një tas me zarzavate të paziera). Por mos harroni se zarzavate si patatja, misri dhe bizelja kanë më shumë kalori se zarzavatet e tjera.

2. Frutat: edhe tek frutat me pak kalori dhe yndyrë ka shumë fibra. Krahas kësaj frutat janë të pasura me antioksidues të cilët ndihmojnë në mbrojtjen e syve, zemrës dhe sistemit nervor. Tek frutat ka më shumë sheqer natyral dhe më shumë kalori se tek zarzavatet. Mund të konsumoni 3-4 porcione në ditë. (1 porcion konsiston në një frutë, gjysmë tasi fruta konserve ose të ziera dhe një frutë të freskët). Konsumoni fruta të freskëta në vend të shtrydhjes. Sepse në lëkurën e frutit gjenden shumë lëndë ushqyese. Kur e shtrydhni frutin humbisni këta vlera dhe në fund marrim më shumë kalori dhe sheqer.

3. Fasulja: një nga burimet më të mira të fibrave është fasulja, ju mban të ngopur për një kohë të gjatë, ngadalëson tretjen dhe parandalon ngritjen e menjëhershme të sheqerit në gjak pas buke. Këta veçori janë aq të fuqishme sa të mundësojnë uljen e nivelit të sheqerit në gjak. Pasi t’i shpërlani fasulet konserve mos harroni t’i përdorni në sallata. Fasulja e zezë ose supa me thjerrëza është një zgjidhje e mire për drekë.

4. Drithërat: drithërat e mëngjesit të japin mundësinë e depozitimit të fibrave që në fillim të ditës. Studimet tregojnë se personat që fillojnë ditën me kornflakes të pasur me fibra konsumojnë më pak ushqim në vaktet e tjera.

5. Peshku: peshku është shumë i lehtë dhe i shpejtë për t’u përgatitur dhe në të njëjtën kohë një burim i mire proteinash. Krahas kësaj mund të zëvendësojë mishin e yndyrshëm. Në të njëjtën kohë peshku i yndyrshëm është burimi më i mire i omega-3. Kjo yndyrë mundëson pastrimin e enëve të gjakut. Tek diabetikët niveli trigliceridit është më i lartë ndërsa niveli i kolesterolit të mirë është i ulët. Acidet omega-3 mundësojnë ekuilibrimin e të dy niveleve. Konsumoni peshk të paktën 2 herë në javë. Veçanërisht tek peshku salmon, skumbri dhe peshku ton ka më shumë omega-3.

6. Mishi i shpendëve: gjoksi i pulës , i payndyrshëm, me pak kalori është shumë i mirë për diabetikët. Yndyra e ngopur që gjendet tek produktet e fastfoodit si bifteku apo mishi i zakonshëm, që rrit kolesterolin e keq dhe rezistencën e insulinës, nuk gjenden shumë tek pula. 85gr gjoks pule pa lëkurë përmban 142 kalori dhe 3 gr yndyrë. Ndërsa gjoksi i gjeldetit është më pak i yndyrshëm dhe ka pak kalori.

7. Frutat me lëvozhgë: të pasura me yndyra të mira, frutat me lëvozhgë përmirësojnë shëndetin e zemrës. Në të njëjtën kohë ndihmojnë në uljen e rezistencës së insulinës dhe në kontrollimin e sheqerit të gjakut. Krahas kësaj të pasura me vitaminë E, frutat me lëvozhgë mbrojnë qelizat dhe ndihmojnë në parandalimin e dëmtimeve të syrit dhe indeve. Ky produkt i pasur me fibra dhe magnez ndihmon në ekuilibrimin e sheqerit në gjak. Nëse konsumohen rregullisht dhe të ngrohta të ndihmojnë në dobësim, por mos konsumoni shumë sepse përmbajnë shumë kalori.

8. Vaji i ullirit: vaji i ullirit, i cili ndikon në uljen e riskut të infarktit ndihmon në ekuilibrimin e sheqerit në gjak duke ulur rezistencën e insulinës. Përdoreni vajin e ullirit me bukë në shtëpi dhe restorant. Por tregoni kujdes ndaj sasisë së vajit që konsumoni sepse në një lugë gjelle vaj ulliri ndodhen 119 kalori.

9. Kosi: i pasur me proteina dhe Kalcium kosi ndihmon në dobësim. Studime të ndryshme tregojnë se njerëzit të cilët ushqehen me produkte të pasura me kalcium mund të dobësohen më lehtë. Prandaj ju mund t’i shoqëroni frutat me kos ose ta konsumoni bashkë me drithëra pak të yndyrshme si granola.

10. Kanella: përdorimi i kanellës në gjellë ndihmon në uljen e sheqerit në gjak. Përbërësit e kanellës ndihmojnë trupin të përdori insulinën në mënyrë efektive. Për këtë arsye qelizat marrin më shumë glukozë. sipas një studimi të bërë kohët e fundit tregohet se gjysmë luge çaji kanelle ul mjaftueshëm nivelin e sheqerit në gjak. Ju mund t’i hidhni pak kanellë tosteve, domateve të pjekura në furrë madje edhe gjellëve me pulë. Ose futeni pak në ujë çibukun e kanellës dhe konsumojeni si një çaj qetësues.

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Print this article!
© 2014 Keshilla.NET · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress