Home » Ushqim » Lëng qershie për shërimin e shpejtë të muskujve

Lëng qershie për shërimin e shpejtë të muskujve

Sipas shkencëtarëve anglezë, lëngu i qershisë është një ilac natyral për shërimin e shpejtë të muskujve të cilat kanë pësuar dëmtime gjatë sforcimit të trupit.

Specialistët e Qëndrës Atletike të Studimeve Shkencore në Universitetin e South Bank të Londrës, zhvilluan një studim me atletët që pinin lëng qershie para dhe gjatë stërvitjes së tyre.

Sportistët duhet të ndiqnin programin e pirjes së lëngut të frutave të ndryshme, për nje jave rrjesht.

Sic rezultoi, koha e shërimit të muskujve të atyre që pinin lëng qershie ishte shumë më e vogël se e atyre që konsumonin lëng frutash të tjera për të njëjtin qëllim. Sportistët që konsumuan lëng qershie dhe kishin probleme me muskujt, kishin shërim të gradës 90% brenda 24 orëve!

Sipas shkencëtarëve, sekreti qëndron tek anthokianinet, një familje antioksidantësh dhe anti-inflamatorësh që përmbahen tek qershitë dhe të cilat i japin atyre ngjyrën karakteristike të bukur e të kuqes.

Studimi në fjale, vjen ti shtohet edhe atyre të mëparshme të cilat i lidhin qershitë me mbrojtjen e zemrës dhe shërimin e pagjumësisë.

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Print this article!
  • musa

    rren e mir esht kjo bravo ju qoft

© 2014 Keshilla.NET · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress