Home » Ushqim » Lidhja ushqimit bazohet në atë se grupi i gjakut

Lidhja ushqimit bazohet në atë se grupi i gjakut

Lidhja ushqimit bazohet në atë se grupi i gjakut Thelbi i ushqimit i cili e respekton grupin e gjakut është në atë se hahen vetëm ushqimet që janë të ‘shkruara’ në kodin tonë gjenetik, i cili në aspektin e evolucionit, është paraqitur në të njëjtën kohë kur është formuar edhe grupi ynë i gjakut.

Ja se si do të duhej të dukej të ushqyerit sipas profilit biologjik
Shumë studiues mendojnë se duhet planifikuar ushqimin varësisht nga grupi juaj i gjakut. Lidhja mes ushqimit dhe shëndetit, bazohet në atë se grupi i gjakut – 0, A, B, apo, AB, e përcakton aftësinë e organizmit që të absorbojë nutrientët, të luftojë kundër sëmundjeve dhe të përballet me stresin.

Në të ushqyerit sipas grupeve të gjakut, ushqimet janë të ndara në 16 kategori të ndryshme: mishi dhe shpezët, frutat e detit, qumështi dhe vezët, vaji dhe yndyrat, frutat me lëvozhgë dhe farërat, fasulja dhe bizelet, drithërat, buka dhe prodhimet e furrës, perimet, pemët, lëngjet, mëlmesa, çajat e bimëve, koprat dhe pijet e përziera. Për secilin grup të gjakut, ushqimet renditen si të sugjeruara, neutrale apo ato që duhet shmangut.

Pas kësaj, formohen listat e ushqimeve që ndihmojnë në heqjen e kilogramëve të tepërt apo tek sëmundjet e ndryshme. Të ushqyerit sipas grupit të gjakut, nuk është ilaç magjik për të gjitha sëmundjet, por është një mënyrë me të cilën mundeni sërish të vendosni funksionet natyrale mbrojtëse të sistemit tuaj imun, që sërish të baraspeshojnë metabolizmin tuaj dhe nga organizmi të largojnë lektina të rrezikshme.

Grupi O
Të ushqyerit e personave me grupin e gjakut O, duhet të përbëhet nga ushqimet me prejardhje të kafshëve dhe perimeve. Ushqimet në të cilat duhet përqendruar vëmendjen, përfshijnë mishin e lopës, qengjit, bibës, pulës, mishin e përpunuar dhe peshkun. Po ashtu, janë të lejuara edhe të gjitha llojet e pemëve. Këta persona duhet domosdo të shmangin qumështin dhe prodhimet e qumështit, bukën, pastat nga gruri, lakrën, misrin.

Grupi A

Personat me grupin e gjakut A duhet të konsumojnë sasi më të mëdha të ushqimeve me prejardhje bimore, perime, sojën, fasulen dhe të gjitha drithërat. Po ashtu, boronicat dhe kumbullat janë të sugjeruara, ndërsa është e lejuar edhe konsumimi i kohëpaskohshëm i mishit të pulës dhe prodhimeve të fermentuara të qumështit. Nga të ushqyerit duhet eliminuar prodhimet e mishit, prodhimet e qumështit me yndyrë të plotë, specat, domatet dhe frutat tropikale.

Grupi B
Personave me grupin e gjakut B, u lejohet llojllojshmëria më e madhe e ushqimeve. Lirisht mund të konsumojnë peshk, mish pule, mish lope, prodhime të qumështit, perimet e gjelbra, drithërat dhe të gjitha llojet e pemëve, ndërsa duhet shmangur seriozisht guacat, proshutën dhe salsiçet. Duhet kufizuar konsumimin e grurit, thekrës, domates dhe misrit.

Grupi AB
Personat me grupin e gjakut AB, mund të hanë mishin e qengjit, bibës, prodhimet e qumështit, vezët, spinaqin, sojën, kumbullat, qershitë, ndërsa duhet shmangur mishin e tymosur dhe të kufizojnë ngrënien e mishit të lopës, grurit, misrit, pemëve tropikale dhe bananeve.
Të ushqyerit që përjashton kategori të tëra të ushqimit, nuk mund t’u sugjerohet fëmijëve, adoleshentëve, shtatzënave, nënave që ushqejnë fëmijët me gji dhe personave të moshuar. Po ashtu, është vështirë të planifikohet menyja për familjet, anëtarët e së cilës kanë grupe të ndryshme të gjakut, çka nuk është edhe e pamundur.

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Print this article!
© 2014 Keshilla.NET · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress