Home » Ushqim » Ushqimimet që ulin kolesterolin

Ushqimimet që ulin kolesterolin

Ushqyerja luan një rol të rëndësishëm në uljen e nivelit të kolesterolit. A mund ta ulë kolesterolin tuaj një tas me miell tërshëre?

Me ndihmën e disa parametrave të thjeshtë mund të kontrolloni nivelin e kolesterolit dhe të lehtësoni kurën e ilaçeve.

Ja pesë produktet ushqimore të paraqitura në adresën Mayo Clinic të cilat ndihmojnë në uljen e kolesterolit dhe në mbrojtjen e zemrës:

1. Miell tërshëre, krunde tërshëre dhe ushqimet e pasura me fibra: mielli i tërshërës përmban fibra të tretshme të cilat ulin nivelin e kolesterolit të dëmshëm. Fibra të tretshme përmbajnë molla, dardha, barbunja, gruri dhe kumbullat e thata. Fibrat e tretshme pakësojnë përthithjen e kolesterolit në qarkullimin e gjakut. 5-10 gram ose më shumë fibra në ditë ulin nivelin e përgjithshëm të kolesterolit. Gjysëm tasi me tërshërë të zier përmban 6 gram fibra. Nëse shtoni dhe një banane atëherë do të konsumoni afërsisht edhe 4 gram fibra të tjera.

2. Peshku dhe acidet yndyrore omega -3: Ju mund të mbroni zemrën tuaj duke konsumuar peshk i cili përmban acidet yndyrore omega- 3. Këta acide ulin riskun e presionit të gjakut dhe të mpiksjes së tij. Ndërsa te personat që kanë kaluar më pare infarkt vaji i peshkut pakëson rrezikun e vdekjes.
Doktorët këshillojnë konsumimin e peshkut të paktën dy here në javë. Ja peshqit që përmbajnë më shumë omega- 3: skumri, sardele, solmoni, trofta e liqenit, peshk harengë, peshku ton me mish të bardhë, peshku halibut. Për t’u mbrojtur nga yndyrnat e dëmshme gatuajeni peshkun në furrë ose bëjeni zgarë. Nëse nuk ju pëlqen peshku mund të konsumoni fara të yndyrshme dhe vaj kanola që përmban sasi të vogla acidesh yndyrore omega-3. Mund të përdorni dhe hapat omega-3 por këta hapa nuk përmbajnë lënde si seleniumi të cilat gjenden tek peshku.

3. Arra, bajame dhe frutat tjera të thata: edhe këta produkte ulin nivelin e kolesterolit. Arra e cila është e pasur me acide yndyrore të pangopur ndihmon në shëndetin e enëve të gjakut. Një grusht me bajame, lajthi, arra e stika në ditë ulin riskun e sëmundjeve të zemrës.

4. Vaji i ullirit: vaji i ullirit që përmban sasi të mjaftueshme antioksiduese ul kolesterolin e dëmshëm por nuk ndikon tek kolesteroli i mire. Dy lugë vaj ulliri në ditë mbrojnë zemrën. Vajin e ullirit mund ta përdorni në gjellë, sallata apo në mëngjes. Nuk duhet të përdorni më shumë vaj ulliri se sasia e këshilluar. Vaji i ullirit i kulluar është më efektiv në uljen e kolesterolit.

5. Produktet që përmbajnë Sterol dhe stenol: këta produkte ndihmojnë në parandalimin e thithjes së kolesterolit. Margarina, lëngu i portokallit, dhe lëngjet me kos që përmbajnë sterole bimore ulin në 10% kolesterolin e dëmshëm. Trupi ka nevojë të marrë e pakta 2 gr. sterol bimor në ditë. Dhe kjo sasi është e barabartë me 250 ml lëng portokalli i përforcuar me sterol bimor.

Për të ulur kolesterolin nuk duhet të konsumoni veçanërisht yndyrnat e ngopura. Yndyrnat e ngopura që gjenden tek mishi , produktet e yndyrshme të qumështit dhe tek disa vajra mund të rrisin kolesterolin tuaj. Yndyrnat që përmbajnë margarinat, gurabijet, krekërat dhe kekët e marketit rrisin kolesterolin e dëmshëm dhe ulin kolesterolin e mirë.

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Print this article!
© 2014 Keshilla.NET · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress