Ushqime-medikamente, perzierje te rrezikshme

Ushqime-medikamente, perzierje te rrezikshme

Përzierja e ushqimeve te përditshme me medikamente te thjeshte si paracetamoli apo ibuprofeni mund te sjelle pasoja te renda mbi shëndetin. Ja çfarë duhet shmangur.

Paracetamoli: shmangni kafeinën

Kafe, çaj, kola: kafeina mund te rrite përthithjen e paracetamolit dhe mund te sjelle formimin e lesioneve ne mëlçi. Kafeina gjithashtu mund te ule efektin edhe te disa medikamenteve kundër osteoporozës. Pasojat mund te jene: te dridhurat, djersitja, etj.

Djathi: mos e përdorni kur merrni antidepresive

Djathi nuk shkon mire me antidepresivet. Këto produkte te fermentuara përmbajnë një substance kimike qe quhet “tiramine” dhe përzierja e saj me antidepresivet mund te shkaktoje krisa hipertensioni. Tiramina ne doza te forta mund te sjelle te njëjtat pasoja edhe nëse përzihet me antibiotike siç është linezolidi, i cili përdoret për infeksione te mushkërive dhe te lëkurës. Nëse duhet me patjetër te merrni antidepresive shmangni edhe verën e kuqe, birrën, lakrën turshi, salcën e sojës, te cilat janë te pasura me tiramine.

Brokoli dhe holluesit e gjakut: rrezik për mpiksje gjaku

Brokoli dhe lakra mund te shkaktojnë shume probleme nëse përzihen me medikamente për hollimin e gjakut. Këto ushqime janë te pasura me vitamine K e cila ul efektin e medikamenteve. Rezultati: ka rrezik te krijohet mpiksje gjaku. Pakësojeni përdorimin e këtyre ushqimeve ndërkohë qe vazhdoni një kure. Te njëjtën gjë bëni edhe me spinaqin, avokadon, produktet e qumështit, etj.

Qumështi mund te ule efektin e antibiotikeve

Nëse konsumohet me disa medikamente, qumështi mund te kthehet ne armik te lëkurës apo te rrugëve urinare. Është pikërisht kalciumi ai qe ul efektin e disa medikamenteve siç është tetraciklina. Duhet thënë gjithashtu se ky produkt ndikon njësoj edhe nëse përdoret aspirina. Për te shmangur çdo pasoje lini hapësirë prej te paktën tre orësh ndërmjet qumështit dhe një medikamenti te tille.

Lëngu i grejpfrutit: rreziqe kardiake

Lëngu i grejpfrutit mund te shkaktoje reaksione nëse përzihet me disa medikamente. Ai përmban substanca qe rritin përthithjen nga zorrët te disa trajtimeve sidomos atyre kundër hiperkoleserolomise. Një tjetër reaksion mund te vije si pasoje e përzierjes se këtij lëngu me medikamentet kundër irritimeve te ezofagut.

Jo alkool kur pini ibuprofen

Alkooli dhe medikamentet nuk duhet te përzihen fare. Pijet alkoolike shtojnë rrezikun për dremitje dhe sjellin humbjen e reflekseve nëse konsumohen pas marrjes se disa medikamenteve siç është edhe ibuprofeni. Te tjera pasoja mund te jene dhimbja e kokës, marrje mendsh, te vjella apo edhe gjakosje te zorrëve. (marre nga Medisite)

Komento