Home » Shëndetësi » Ushqime qe japin rezultat te mahnitshem ne dieten tuaj

Ushqime qe japin rezultat te mahnitshem ne dieten tuaj

Repa e kuqe pershpejton metabolizmin dhe eshte shume i rendesishem per djegien e yndyrave. Hekuri dhe acidi folik zvogelojne nivelin e yndyres ne gjak, keshtu qe nuk ekziston mundesia qe ajo te grumbullohet ne enet e gjakut. Keshilla: Provoni t’a kombinoni lengun e panxharit me lengun e portokallit ose karotes. Ne kombinim me vitaminen C permiresohet efekti i hekurit ne organizem.

Vitamina C Kjo vitamine e njohur si vitamina “kundra ftohjes” eshte shume efikase ne djegien e yndyrave ne trup. Ajo ndihmon ne prodhimin e hormoneve te cilat ndikojne ne shnderrimin e yndyrave ne energji. Bombat e verteta vitaminoze jane: limoni,kivi, grejpfruti, speci, brokoli dhe shega. Keshilla: Vitamina C posacerisht ka ndikim te madh naten, edhe nese kombinohet me proteine. Prandaj para gjumit pini nje gote qumesht ne te cilen keni shtuar disa pika limoni.

 

Hirra

Ne hirre gjendet nje sasi e madhe e ujit, prandaj sasia e kalorive dhe yndyres eshte shume e vogel. Hirra permban sasi te madhe te kalciumit, kaliumit, proteinave dhe vitamines B2, qe pershpejtojne djegien e yndyrave. Pervec kesaj, keta perberes forcojne edhe sistemin imun.

 

Xhenxhefili

Kjo rrenje pikante permban vajra eterike, te cilat ndihmojne prodhimin e temthit dhe djegien e yndyrave, si dhe ekskretimin e materieve te demshme nga organizmi. Enzimat ne kete rrenje permiresojne tretjen.

 

Selino

Selinoja ka shije specifike sepse permban sasi te madhe te vajrave te shendosha eterike. Per kete arsye pershpejton tretjen dhe shkembimin e materieve ne organizem. Pervec kesaj, permban kalium, i cili ndikon pozitivisht ne ekskretimin e lengjeve.

Keshilla: Rrenja e selinos te perdoret shpesh ne pergatitjen e supave dhe salcave te ndryshme, si dhe te konsumohet e fresket.

 

Piperi i zi

Kur hani dicka djegese, ju kaplon i nxehti dhe eshte mire qe ndodh kjo gje! Nxehtesia ne organizem nxit shkembimin e materieve, nxite qarkullimin e gjakut dhe hap poret. E gjithe kjo pershpejton shperberjen e yndyrave.

 

Lakra

Lakra turshi eshte “djeges” i vertete i yndyres dhe permban sasi te madhe te vitamines C. Pervec kesaj, lakra turshi eshte e pasur me acide laktike, qe jane jashtezakonisht te rendesishme per floren e zorreve. Lakra ndihmon tretjen dhe nxjerrjen e materieve te demshme nga organizmi.

 

Ananasi

Ananasi ka ndikim te posacem ne organizem. Nder te tjera ai permban edhe enzimen bromelin qe nxit shkembimin e materieve dhe djegien e yndyres. Kjo peme tropikale nxit edhe ekskretimin e lengjeve nga organizmi. Keshilla: Enzima bromelin eshte aktiv vetem ne ananasin e fresket. Ananasi ne kanace gjithashtu permban sasi te madhe te vitaminave, dhe me se miri do te ishte nese konsumoni me jogurt.

 

Dritherat

Lajthite dhe dritherat permbajne sasi te madhe te magnezit, i cili ne organizem nxit shkembimin e materieve. Me kete rritet konsumimi i energjise, keshtu qe yndyra nuk arrin te depozitohet ne organizem.

Keshilla: Me rendesi eshte qe te pini shume lengje. Rekomandohet si me i pershtatshem uji mineral, i cili permban sasi te madhe te magnezit (me shume se 50 mm ne 1 l).

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Print this article!
Tags:

Komentoni

© 2014 Keshilla.NET · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress