Home » Këshilla të ndryshme » Ushqimet dhe dietë për trup të bukur

Ushqimet dhe dietë për trup të bukur

Hulumtimet kanë treguar se nga arrat dhe pemët e ngjashme jemi më të ngopur sesa kur konsumojmë ndonjë biskotë apo çips. Arrat, bademi, lajthitë dhe arrat indiane janë të pasura me proteina.

Mirëpo, posedojnë plot kalori dhe kripë të kuzhinës. Për shembull, në një gotë të vogël me kikirikë gjenden 150 kalori

Nëse vetes suaj gjatë festës së Viti të Ri i keni premtuar se do të humbni në peshë, është koha e duhur që rezultatet të shihen. Nëse pas qëndrimit në matëse edhe më tutje jeni të pikëlluar, me siguri se përsërisni gabimet e njëjta që bëhen gjatë mbajtjes së dietës. Mos u dorëzoni, nutricistja Sara Shenker shpjegon se si të arrini sukses.

Konsumimi i arrave, lajthive, bademit

Hulumtimet kanë treguar se nga arrat dhe pemët e ngjashme jemi më të ngopur sesa kur konsumojmë ndonjë biskotë apo çips. Arrat, bademi, lajthitë dhe arrat indiane janë të pasura me proteina. Mirëpo, posedojnë plot kalori dhe kripë të kuzhinës. Për shembull, në një gotë të vogël me kikirikë gjenden 150 kalori.

Çfarë të bëni: Merrni një apo dy copë, jo gjithë enën.

Matja e përditshme

Gjatë ditës kilet nuk janë gjithmonë të njëjta. Kjo varet prej asaj se sa shumë ujë mbani në organizëm, që fare nuk ka lidhje me humbjen e yndyrave. Prandaj shmangni matjen e përditshme. Çfarë të bëni: Matuni një herë në javë, gjithmonë në kohë të njëjtë.

Teprimi me perime

Ajo që është e shëndetshme nuk do të thotë se do t’ju ndihmojë të humbni edhe kilogramët. Hulumtimet tregojnë se sheqeri nga pemët (fruktoza) nuk “nxit organizmin të thotë: “Jam ngopur”, ashtu siç bëjnë llojet e tjera të sheqerit. Kjo do të thotë se pemët rrallë na ngopin. Çfarë të bëni: Konsumoni pemë dhe perime, por shtoni edhe pa proteina, në mënyrë që të ndieni ngopjen.

Lëkura e pulës

Nëse nga mishi i kuq dhe ai i papërpunuar keni kaluar në mish të bardhë, sikur që është mishi i pulës, do të duhej të kishit zvogëluar edhe konsumin e kalorive. Mirëpo kjo do të ndodhë vetëm nëse nuk konsumoni lëkurën e pulës në të cilën gjenden shumë kalori. Çfarë të bëni: Lëkurën e pulës largojeni para se ta përgatisni, në mënyrë që të largoni yndyrën.

Pijet dietale

Disa hulumtime tregojnë se dietat funksionojnë më mirë pa pijet alkoolike. Shkaku i tyre do të dëshironi të konsumoni më tepër ushqim. Çfarë të bëni: Konsumoni më shumë ujë dhe çaj.

Çka nuk duhet bërë?

Regjimi më i mirë dietal është që ”80% të kohës të jeni në respektim të planit të dietës, ndërsa % vetes mund t’i lejoni thyerjen e rregullave. Çfarë të bëni: Me rëndësi është që vetes t’i lejoni një pjesë të vogël çokollate dhe një gotë verë.

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Print this article!

Komentoni

© 2014 Keshilla.NET · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress