Ushqimet e obligueshme dimërore për imunitet të fort

Ushqimet e obligueshme dimërore për imunitet të fort

Ushqimet e obligueshme dimërore për imunitet të fortDimri është stinë me plot ftohje dhe grip, kështu që gjatë kësaj periudhe kohore më shumë duhet pasur kujdes rreth ushqimit që e konsumojmë.Është me rëndësi që për çdo ditë të konsumoni ushqime për forcim të imunitetit që janë përplot me vitamina,transmeton gazeta Kosova Sot.

KAÇJA

Me kombinimin e shijes së ëmbël dhe të thartë, kaçja është pemë e veçantë që përmban shumë vitamina C. Farat e saj mund t’i shtoni në jogurt, sallatë apo ta konsumoni të vetme. Përmban vitamina B dhe acid folik. Antioksiduesit që i përmban, ndihmojnë në parandalimin e ftohjes dhe gripit, parandalojnë zhvillimin e sëmundjeve kardiovaskulare.

KIVI

Kivi shpeshherë quhet “superpemë”, sepse përmban pak kalori, e ka veti të shumta shëruese. Kivi është burim për vitamina A, C, B dhe K, e përmban minerale si kalium, kalcium, magnez, fosfor, hekur, zink dhe bakër. E forcon imunitetin e po ashtu përmirëson punën e tretjes dhe zemrës.

LAKRA E BRUKSELIT

Ky lloj i lakrës është i pasur me të gjitha vitaminat dhe mineralet. Disa prej tyre janë vitamina C, vitamina A, vitaminat e grupit B, magnez dhe kalcium. Ka efekt kundër inflamacioneve që e shton edhe energjinë në trup. Lakra e Brukselit është e hatashme për forcimin e imunitetit dhe parandalon gripin dhe ftohjen

AGRUMET

Dimri pa agrume nuk është dimër i vërtetë. Portokajtë, limoni, mandarinat dhe grejpfruti janë burim i materieve ushqyese, sidomos për vitamina C, që më së shuti na nevojitet kur jemi të ftohur apo kemi grip. Antioksiduesit në agrume e forcojnë sistemin imun, shkurtojnë jetëgjatësinë e ftohjeve dhe gripit.

LAKRA

Lakra është përplot me vitamina C, që është i shkëlqyeshëm për forcimin e sistemit imun dhe parandalimin e zhvillimit të sëmundjeve. Ndihmon në shërimin e ftohjes, gripit dhe kollës derisa ndikon si antiseptik në organet e frymëmarrjes. Gjatë muajve të dimrit do të duhej që 2-3 herë në javë të konsumoni lakër turshi.

Komento