Ushqimet, masazhi – “kulmi” i kënaqësisë

Ushqimet, masazhi - “kulmi” i kënaqësisë

Askujt nuk mund t’i privohet e drejta për marrëdhënie seksuale. Dashuri duhet bërë, por me shumë kujdes. Kur seksi është shumë trasgresiv dhe i shfrenuar, si dhe i shoqëruar me disa ushqime afrodiziake si frutat e detit, shampanjë apo ushqime pikante, mund të ketë efekte të kundërta, sidomos te meshkujt.

Studimet më të fundit nga shkencëtarët dhe seksologët kanë treguar se ekziston një lidhje e fortë midis dhimbjes së kokës, cefalisë dhe jetës intensive dhe të shfrenuar nën çarçafë. Sipas kërkimeve shkencore, ka rezultuar se te njerëzit, sidomos te meshkujt, të bërit dashuri mund të shkaktojë një dhimbje koke apo migrenë, fillimisht të lehtë, por që shtohet me kalimin e kohës.

Vetëm në Britani ky shqetësim prek mbi 9 milionë njerëz. Por rreziku është më i madh te meshkujt, pasi ata tradicionalisht kanë një rol më aktiv se femrat, duke pasur edhe një impenjim më të madh kardiak dhe vaskular.

Efektet e afrodiziakëve
Ajo që është e çuditshme në këtë zbulim është fakti se dhimbja rritet proporcionalisht me eksitimin, duke arritur pikën e saj me “kulmin” e kënaqësisë. Rreziku shtohet më shumë nëse marrëdhënia intime është trasgresive dhe shoqërohet me disa ushqime që konsiderohen afrodiziake si vera, djathi, çokollata, ushqime pikante apo gocat e detit, të cilat shpesh janë të pranishme në takimet intime. Ndërkohë që ky shqetësim është emërtuar “cefalia para aktivitetit seksual”, dhe nëse 50 për qind e meshkujve që vuajnë edhe nga migrena, atëherë ajo “shndërrohet” në hipertension dhe probleme të tjera më të rënda. Me një fjalë, kjo dhimbje koke, e lënë pas dore, mund të sjellë edhe vdekjen. Nuk janë të pakta rastet e vdekjeve të meshkujve pas një raporti intensiv.

Këshilla
Sigurisht që nuk mund të thuhet se duhet të hiqni dore nga marrëdhëniet seksuale, por është shumë e lehtë të bëni dashuri pa shkaktuar dhimbje koke. Për këtë mjafton të evitoni seksin e fortë. Edhe pse gjendjet stresuese mund të jeni të pranishme në shumë momente të jetës suaj të përditshme intimiteti me partneren tuaj duhet të jetë shumë i qetë. Është e këshillueshme të evitoni përdorimin e produkteve farmaceutike për mangësitë në funksionet seksuale. Hiqni dorë nga ushqimet e rënda dhe të forta para një marrëdhënieje seksuale. Nëse vuani nga dhimbja e kokës apo migrena, evitoni konsumimin e pijeve alkoolike dhe ushqimeve pikante. Për këtë është i nevojshëm komunikimi i mirë në çift, në mënyrë që partnerët të ndihmojnë njëri-tjetrin për të shmangur problemet e ndryshme, qoftë edhe ato të jetës seksuale.

Bëni masazhe çlodhëse
Nëse doni të çlodhni partnerin, për t’i larguar atij dhimbjen e kokës duke bërë diçka të veçantë dhe shumë provokuese, bëjini një masazh. Masazhi është më i përshtatshmi për ta kthyer një mbrëmje të zakonshme në magjike.

Nëse ai ka nevojë çlodhet
Përgatisni një përzierje me bimë dhe lule çlodhëse dhe që largojnë stresin si kamomili, rozmarinë, trëndafili, jargavan dhe sherbelë. Gjethet hidhini në një enë me 200 ml. Ujë dhe ziejini për 10 minuta, më pas lërini të ftohen. Masën mund ta përdorni për të masazhuar zonat e buta. Në këtë mënyrë do të largohet tensioni i akumuluar, dhe lëkura do të mbetet e butë dhe e shkëlqyeshme. Masazhoni shpinën duke lejuar majat e gishtave te masazhojnë mbi vertebrat, duke ushtruar pak presion me pëllëmbët e duarve në anët e shpinës dhe të hijeve. Kaloni te shpatullat, në të cilat rrëshqisni duart para dhe pas për rreth 5 minuta, që më pas të masazhoni qafën me majat e gishtave, në drejtimin vertikal.

Nëse ai/ajo ka nevojë të rizgjohet
Me stimuj të lehtë, lëvizje të qeta dhe çlodhëse prekni lehtë lëkurën, duke insistuar me muskujt e shpinës, në mënyrë që të ulni tensionin dhe ç’tendosni muskujt. Më pas vazhdoni me prekje më energjike, duke e shtypur lëkurën me duar dhe me majat e gishtave. Përfundoni duke ‘rrahur’ shpinën, me grushte apo me pëllëmbët e hapura, me drejtimin nga poshtë. /Telegrafi/

Komento