Ushqimet me përmbajtje të lartë hekuri

ushqimet

Hekuri ka shumë funksione në trupin e njeriut. Shumica e këtyre funskioneve janë rrënjësore për jetesën. Përdorimet e hekurit ne trupin e njeriut janë si më poshtë:
Hekuri përdoret për prodhimin e hemoglobinës dhe disa enzimave te caktuara të cilat janë të domosdoshme për një trup të shëndetshëm.
Hekuri ndihmon në transportimin e oksigjenit në gjak ne vende te ndryshme të trupit.
Hekuri vepron si katalizator për shumë veprime metabolike të cilat janë rrënjësore për rritjen e qelizave.
Hekuri është i rëndësishëm për sistemin imunitar dhe funksionimin sa më të mirë të mëlçisë.
Hekuri luan rol parësor në mbrojtjen e trupit nga radikalet e lira.

Duke qenë së hekuri është kaq I rëndësishëm për trupin, mungesa e tij mund të çojë në:

Anemi: Lodhje dhe rraskapitje, vështirësi në frymëmarrje, Pagjumësi, mungesë oreksi, Zbehje, etj., gjithashtu çon edhe ne rritje të ngadaltë e të vështirë të fëmijëve.

Mungesa e hekurit mund të shkaktojë shurdhim, sëmundje kockash, funskionim të dobët të trurit, (fëmijët e kanë të veshtirë të mësojnë e studiojnë).

Mungesa e hekurit mund të shkaktojë edhe hemoragji të rënda menstruale duke sjellë anemi. Gjithashtu edhe mungesë të gjakut në zorrën e trashë.

Për të mbajtur një nivel normal të hekurit në organizëm, e vetmja mënyrë eshtë të hamë ushqime të pasura me hekur. Kjo do të na ndihmojë të qëndrojmë larg anemisë, të jemi të fortë e të shëndetshëm.

Lista e Perimeve të pasura me Hekur:

Perimet jeshile si Spianqi e Brokoli janë më të njohurat për përmbajtje hekuri, po ashtu:

Fasulet jeshile

Rrënjë rrepash e panxhari

Bizelet

Patatja

Majdanozi

Asparagu

Lakërishtet

Shalqini

Misri

Lakra e kuqe

Lista e Bishtajoreve të pasura më Hekur:

Të gjitha llojet e fasuleve

Barbunjat / bishtajat

Farat e Sojës

Farërat:

Fara Luledielli

Fara Kungulli

Drithërat:

Orizi kaf

Gruri

Cereali

Spageti/Makaronat në përgjithësi

Prodhimet shtazore:

Mishi I pulës dhe gjeli I detit

Mëlçia

Sardelet

Mishi

Mëlçi pule

Kosi natyral

Frutat e thata:

Bajamet (dhe Vaji I tyre)

Kumbullat dhe kajsitë e thata.

Kjo ishte lista e ushimqimeve me përmbajtje të lartë hekuri, këto ushqime janë gjithashtu të pasura më Vit C e cila e ndihmon trupin të përvetësojë Hekurin. Shpresojmë qe ko listë do t’ju ndihmojë t’i planifikoni më mirë vaktet tuaja.

2 Comments

  1. Pershendetje,nese te gjitha keto perime si ti ziejm.maximum,apo me pak,mos Po e humbin efektin gjate zierjes se tepert,

  2. Motra ime ka qene anemike dhe hyra ne faqen tuaj dhe pashe ja konsimova vazhdimisht motres keto ushqime dhe motra seshte me anemike nga 15 kile qe ishte tash eshte afersisht 30 kile
    FALEMINDERIT!

Komento