Ushqimet më të dëmshëm për natën

Ushqimet më të dëmshëm për natën

Cilat janë ushqimet që mund t’i konsumoni para gjumit?

Me siguri këtë pyetje e keni parashtruar nëse keni pasur probleme me gjumin, kilet e tepruara, ose ndoshta me të dy. Ja lista e prodhimeve që duhet t’i shmangni nëse dëshironi gjumë cilësor.

Mishi
Nëse darkoni vonë gjatë natës, shmangni mish, në veçanti atë prej lope. Organizmit i duhet pak kohë që ta digjestojë, ndërsa proteinat që i përmban shkaktojnë punë të përshpejtuar të neuroneve në tru. Megjithatë, nëse duhet të hani mish, zgjidhni mish pule ose gjel deti.

Akullore prej çokollate
Gjënë më të keqe që mund ta futni në organizëm para gjumit është sheqeri. Ai trupit i jep energji që duhet të harxhohet shpejt, por duke marrë parasysh se shkoni në gjumë dhe aktivitetet janë në minimum, sheqeri në vend të energjisë do të transferohet në yndyrë. Pikërisht këto janë arsye të mjaftueshme që herën tjetër kur të dëshironi diçka të ëmbël para gjumit, vendosni për kos frutash ose banane të freskët.

Çaji i zi
Me siguri çaji i zi është zgjidhje më e mirë sesa kafeja e mbrëmjes për shkak sasisë së vogël të kafeinës, por nuk është zgjidhje ideale. Më mirë zgjidhni ndonjë çaj tjetër, për shembull roibos (shitet në të gjitha marketet e mëdha) që nuk përmban kofeinë dhe është e ëmbël, dhe nuk duhet të shtoni sheqer. Përmban antioksidues që e zvogëlojnë tensionin e gjakut dhe e përforcojnë sistemin e imunitetit.

Kornfleks
Asnjë ushqim nuk ndihmon në plotësimin e sulmit të urisë së natës aq shpejt sa kornfelksi. Por, kini kujdes, përmban shumë sheqerna dhe prandaj duhet ta shmangni nëse dëshironi të flini në vend që të jeni hiperaktiv.

Tani dini çfarë duhet të shmangni para se të shkoni në krevat. Mbështetuni te këto këshilla dhe hani me masë. Rezultati? Gjumë cilësor dhe trup i bukur!

Komento