Ushqimet që ju fryjnë dhe nuk ju fryjnë

ushqimet qe ju fryjne dhe nuk ju fryjne

Pantallonat ju ngushtojnë pas një vakti dhe ju ndiheni të fryra. Kjo fryrje ka të bëjë ndoshta me fermentimin e ushqimit por dhe nga përmbajtja e ujit.
Duhet t’i zgjidhni mirë ushqimet
Jane të rralla , por duhet të jeni të lumtur që ekzitojne ushqimet që mund të ju ndihmojnë të ndiheni jo të fryra. Për këtë arsye disa ushqime duhen evituar për të reduktuar ndjenjen e fryrjes.

Perimet e pabëra , duan më shumë kohe për t’u tretur
Ato të fryejnë.
Perimet që ju fryejnë janë ato të familjes së lakres ( brokoli, lulelakra).
Për  të evituar fermentimin, ekzistojnë disa metoda. E para është t’i gatuani mirë perimet ; më e preferuara është ajo në avull , sa herë që fribrat do të jenë atëherë më të thjeshta për t’u tretur. Me pas ju mund t’i shoqeroni me perime që nuk ju fryejnë dhe pershpejtojnë tretjen ( perimet jeshile, për shembull)

Bimet aromatizuese
Ato nuk ju fryejne.
Bimet aromatike kanë një aksion të dyfishtë, shumë të rëndësishem , nëse ju ndiheni të fryra. Ato nuk ndihmojnë vetëm në ç’fryerje , por gjithashtu në limitimin e prodhimit të gazrave. Këto bimë janë : majdanozi, borziloku, rigoni…. Për këtë arsye përdorni bimet aroimatizuese , ato kane cilësi të nevojshme për organizmin tuaj.

Produktet laktike nuk janë gjithmonë aleatët tanë
Ato ju fryejnë
Tretja e qumeshtit në zorre nuk është gjithmonë e thjeshte. Ato janë disa produkte laktike si qumështi, kremi por gjithashtu disa desere që kanë përmbajtje të tillë.
Ekzistojnë disa zgjidhje. E para është ajo më e thjeshta, por atë mos konsumoni sasi të mëdha të produkteve laktike .E dyta të konsumoni produkte laktike me qumësht të fermentuar , në këtë mënyre tretja është më thjeshtë .

Supa, pjatë ideale kunder fryrjes së barkut
Supa është një përzierje uji dhe perimesh. Mos kini frikë , se nuk do të keni ruajtje të uji , meqë perimet ju ndihmojnë t’a eliminoni atë. Mos harroni që duhet të evitoni perimet që kanë tendencen t’ju fryejnë.

 

Komento