Ushqimet që ndërtojnë kocka të forta

Ushqimet që ndërtojnë kocka të forta

Edhe pse osteoporoza prek kryesisht femrat, nëse tregojmë kujdes…

ajo nuk përbën më problem. Sic dihet, kalciumi është substanca më e rëndësishme për shëndetin e kockave dhe për fat të mirë mund të gjendet lehtë në shumë ushqime. Nuk ka mundësi të mos gjeni qoftë dhe një ushqim që tju pëlqejë dhe të ketë përmbajtje kalciumi.
Mund të zgjidhni ndërmjet produkteve të qumështit, perimeve me gjethe jeshile, drithërave ose bajameve. Por në mënyrë që kalciumi të thithet nga trupi, është e domosdoshme ndihma e vitaminës D e cila përmbahet tek mëlcia, vezët dhe peshqit me yndyrë. Nëse bëjmë terapi diellore nuk është nevoja të marrim vitamine D, pasi ajo prodhohet nga vetë trupi.
Kjo do të thotë se duhet të na “shohi” dielli gjatë gjithë vitit për të paktën 15 minuta në ditë dhe sidomos gjatë dimirit kur sipërfaqja e mbuluar e trupit është më e madhe. Burim i mirë klaciumi, konsiderohet dhe uji natyral, përderisa në një litër përmbahen më shumë se 300 mg calcium. Megjithatë personat që kanë probleme me veshkat ose arteritë, është mirë të mos konsumojnë ujë të pasur me kalcium.
E vlefshme për kockat është dhe gjimnastika e trupit. Shëtitjet, akoma dhe vallëzimi luajnë një rol të vecantë për formimin e kockave të shëndosha.
Në të kundërtën, konsumimi i kafes, sheqerit dhe kripës të cilat janë armiku i kalciumit, i bën keq kockave pasi eleminon kalciumin dhe nuk e le atë të asimilohet nga organizmi. E dëmshme është gjithashtu dhe pirja e duhanit e cila shkakton osteoporozë edhe në mosha të reja.

Komento