Ushqimet që nuk duhet t’i mbani në frigorifer

Ushqimet që nuk duhet t’i mbani në frigorifer

Ushqimet që nuk duhet t’i mbani në frigoriferMund të duket si mënyra më e mirë për ta bërë ushqimin që të zgjasë më shumë duke e futur në frigorifer pak minuta pasi e blini atë në dyqan.

Por, disa ushqime e humbin më shpejtë shijen dhe përbërjen e tyre, ose thjeshtë prishen më shpejtë, nëse futen në frigorifer.

Këto janë ushqimet që nuk duhet t’i mbani në frigorifer:

Domatet
T’i vendosni domatet në frigorifer nuk është një veprim i duhur, pasi që në këtë mënyrë ju do ta mbytni shijen e tyre. Sipas ekspertëve, t’i vendosni domatet në frigorifer bëni që struktura e tyre kimike të ndryshojë dhe komponimet kryesore në to të reduktohen, që ndikojnë në shijen e tyre.

Patatet
Patatet duhet të vendosen diku ku është freskët dhe thatë, qoftë në letër apo në një çantë e cila i mbanë të thata ato – por jo në frigorifer. T’i mbani ato në frigorifer bëni që niseshtja e tyre të shndërrohet në sheqer, i cili ndikon në cilësinë e tyre dhe bëjnë që ngjyra e tyre t’ju humb së bashku me shijen pasi të gatuhen, transmeton Gazeta Express.

Qepët
Nëse janë të qëruara, ato duhet të qëndrojnë në një vend të freskët dhe të thatë ku ka ajër të ventiluar, dhe jo në një frigorifer të ftohtë.

Bukën
Frigoriferi është me të vërtetë i keq për bukën, thuhet sipas seriouseats.com. Përderisa ngrirja e bukës ia humb tërë shijen, edhe ftohja e saj në frigorifer do ta bëjë të njëjtën.

Bananet
T’i vendosni bananet në frigorifer do të bëjë që ato të qëndrojnë të pjekura disa ditë më shumë – por nëse i vendosni përderisa lëkura e tyre është pak e gjelbër, atëherë ato nuk do të piqen fare. As kur i nxirrni prej frigoriferit. Dhe lëkura e tyre do të kthehet në ngjyrë të zezë.

Hudhrën
Të vendosësh hudhrën në frigorifer ose në çantë plastike mund t’i bëjë ato bajat. Mënyra më e mirë për t’i ruajtur hudhrat është duke i vendosur në temperaturë të dhomës, në një ambient të errët dhe të thatë që ka qarkullim të ajrit me pak dritë që hynë brenda.

Komento