Ushqimet që parandalojnë bllokimin e hundëve

Ushqimet që parandalojnë bllokimin e hundëve

Ndonjëherë zgjohemi nga gjumi natën me ankesën që nuk mbushemi me frymë. Kjo ndodh për shkak të bllokimit të hundëve dhe nervozohemi më shumë nëse nuk na zhbllokohen menjëherë. ‘

Hundët e bllokuara mund të na shqetësojnë gjatë të gjithë dimrit. Veçanërisht tek fëmijët ne përdorim pikat për zhbllokimin e hundëve.

Por nuk duhet harruar se përdorimi për një kohë të gjatë i tyre dëmton mukozën e hundës dhe e than atë. Prandaj rruga më e mirë është zhbllokimi i hundëve me anë të rrugëve natyrale dhe bimëve.

Dr. Gürkan Kubilay dëshiron të ndajë me ne një recetë. Ne mund të shërojmë hundët e bllokuara me anë të produkteve të konsumuara. Sipas recetës së mjeku Kubilajt, konsumimi i një gote me lëng molle, rrushi të zi, dardhe apo shege në ditë gjatë dimrit është shumë i dobishëm dhe ndihmon në zhbllokimin e hundëve. Edhe mjeku vetë pohon se gjatë dimrit konsumon çdo ditë një gotë me lëng molle, shege dhe rrushi të zi të përziera bashkë dhe në këtë mënyrë i zhbllokohen hundët.

Rriheni pak lakrën. Më pas ziejeni me një gotë ujë për dhjetë minuta. Lëngun e përftuar përdoreni si pika për të zhbllokuar hundët ( 3 pika në temperaturën e dhomës).

Një metodë tjetër është dhe avulli. Vendosni pak kamomil, mendër dhe qepë të grirë imët në një tas dhe sipër hidhini ujë të valuar, përpiquni të thithni avullin e lëshuar nga ata 3 herë në ditë nga 5 minuta. Kjo kurë mund të jetë e vështirë për fëmijët por për të rriturit është një kurë ideale.

No Comments

  1. pershendeteje deshta nje sqarim rreth lengut te laknes per me perdor per mi zhblloku hund por jam shtat zan aj ben dem bebes kjo ju faliminderit nese ka munci nje saqrim rreth ksaj

Komento