Ushqimet qe pershpejtojne metabolizmin

ushqimet

Ushqimet e caktuara permiresojne djegien e shtresave te yndyrshme ashtu qe vertet mund te shpenzoni kalorite ndersa jeni duke u pertypur. Ja cilat ushqimet jane te shkelqyeshme per metabolizmin tuaj:

Dritherat integrale – Trupi juaj shpenzon dyfish me shume kalori per dekompozimin e ushqimit te plote (vecanerisht te atij te pasur me fibra sic jane fibrat e tersheres dhe orizi integral) ne krahasim me ushqimet e perpunuara.

Proteinat – Eshte deshmuar qe permiresojne djegien e yndyrave. Per shembull nga 300 kcal te pranishme ne gjoksin e pules, rreth 90 kcal shpenzohet per dekompozimin e tyre.

Produktet e qumeshtit me pak yndyre – Te pasura me kalcium dhe vitamine D, ndihmojne ruajtjen dhe ndertimin e mases muskulore e cila eshte e rendesishme per ruajtjen e metabolizmit te forte. Trupi me shpejt shpenzon yndyrat nese fiton sasine e nevojshme te kalciumit, prandaj mos shmangni djathin, kosin dhe produktet e tjera te qumeshtit.

Caji i gjelber – Disa filxhane caji te gjelber ne dite ndihmon pershpejtimin e metabolizmit dhe shpenzimin deri te 80-100 kalori me shume, pervec asaj qe permban edhe shume antioksidante te shendetshem.

Specat djeges – Shpejtojne punen e zemres dhe ngrohin trupin tuaj sapo ai te shkrije kalorite shtese. Mund t’i konsumoni te pagatuar, te zier, te thate apo ne pluhur. Prandaj shtoni pak me shume djeges ne supa, mish dhe salca, sepse sa me djeges qe jane, jane me efikas.

Kafja – Kalorike e bejne vetem shtesat e sheqerit, shllakut apo kremit. Kafja e zakonshme e thjeshte eshte pa yndyre, i jep energji organizmit dhe i kontribuon shpenzimit te kalorive.

Komento