Ushqimet që shkatojnë nervozim

Ushqimet që shkatojnë nervozim

Stresi është shkaktar që e nxit organizmin që ta “thërrasë” ushqimin, ndërsa njeriu e merr atë edhe kur për të nuk ka nevojë.

Shpesh ndodh që nuk është i vetëdijshëm për sasinë dhe çka është duke ngrënë. Këtu ju zbulojmë se cilët janë “ngacmuesit” e organizmit dhe ju shpjegojmë se çka ndodh në trup pas konsumimit të tyre.

Shmangni kripën

Sasia e rritur e kripës së konsumuar bllokon gjëndrat që prodhojnë adrenalinë, e cila ju ofron energji shtesë dhe ua shton disponimin. Do të jeni nervoz, të lodhur dhe përsëri shumë shpejt të uritur.Ushqimet e ëmbla

Shmangni sheqerin

Marrja e tepruar e sheqerit shkakton rënien e përqendrimit, rrahjet e shpejtuara të zemrës, harresën, madje edhe vështirësi me shikimin por edhe agresivitet. Nëse ëmbëlsirat i hani në mbrëmje vështirë do të flini, ndërsa të mos përmendim edhe që do të humbisni dëshirën për seks pasi që “injeksioni” i forcës do të veprojë shumë shkurt. Do të zhduket ende pa arritur te shtrati. Konsumimi afatgjatë i sasive shkakton tendosjen e pankreasit dhe sjell deri te diabeti.

Ushqimet djegës

Ushqimet që e përshpejtojnë organizmin, sikur xhenxhefili apo speci, janë të mira, por nëse merren me masë. Assesi nëse jeni në ndikimin e stresit. Pas marrjes së ushqimit djegës organizmi fiton energji të re dhe atë e përzien me stresin me çka edhe e rrit më shumë. Përveç kësaj, ushqimi djegës ua humb gjumin, kështu që mos gaboni ta hani në mbrëmje para fjetjes.

Kafja

Pija e zezë është burim i stimuluesve, kafeinës (nxit krijimin e hormonit të stresit, kontribuon në mbledhjen e yndyrës rreth belit, dëmton zemrën dhe trurin), teobrominit dhe teofilinit (ju kthjellin, dhe këta mund të shkaktojnë probleme me gjumin).

Pijet e gazuara

Kombinimi i kafeinës dhe sheqerit dhe i ngjyrave artificiale paraqet grumbullimin e stresit “në shishe”! Disa decilitra të pijes së ftohtë, e cila do t’ju freskojë për shkurtazi, do të bëjë që sheqeri “të vrapojë” nëpër gjak, do të ndalet në pankreas, barku do “të shokohet” nga ftohja, ndërsa ju për shumë shkurt do të jeni hiperaktiv.

Alkooli

Secila pirje e alkoolit gjatë kohës së tollovisë në punë është e dëmshme pasi që ai nën ndikimin e insulinës shndërrohet në yndyrë dhe akumulohet në mëlçi. Sherri i tij mëlçia nuk mund të kryejë funksionin e filtrimit, ndërsa pikërisht këtë e bën kur punon jashtë orarit, kur jeni nën stres. Toksinat mbeten në trup dhe përqendrohen nëpër organet përreth. Sa më shumë që ka gota me verë pas darkës, kjo është fatale.

Mishi i kuq

Përbërësit e mishi të viçit dhe mishrave të ngjashëm rrisin nivelin e norepinefrinës, që janë të lidhur me rritjen e ankthit dhe stresit.

Komento